Të mos pretendojmë se gjërat do të ndryshojnë, nëse do të vazhdojmë t’i bëjmë në të njëjtën mënyrë. Kriza mund të jetë një bekim i vërtetë për çdo njeri dhe për çdo komb, sepse është pikërisht kriza ajo që sjell progres.

Krijimi lind nga ankthi, ashtu siç lind dita nga nata e errët. Pikërisht në krizë lindin shpikja, zbulimet dhe strategjitë e mëdha. Kush e kapërcen krizën, e kapërcen veten në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata që ia atribuojnë humbjet dhe gabimet e tyre krizës, dhunojnë talentin e tyre dhe tregojnë interes më të madh për problemet, sesa për zgjidhjet. Kriza e vërtetë është paaftësia. E meta më e madhe e njerëzve dhe e kombeve është përtacia në gjetjen e zgjidhjeve.

Pa krizë nuk ka sfida, pa sfida jeta është rutinë, një agoni e amullt. Pa krizë nuk ka merita. Pikërisht në krizë del më e mira e gjithësecilit prej nesh; pa krizë çdo erë bëhet një fllad i lehtë. Të flasësh për krizën, do të thotë ta promovosh atë; të mos flasësh për të, do të thotë të lartësosh konformizmin. Le të përpiqemi të punojmë shumë në vend.

Le të ndalojmë, një herë e mirë, e vetmja krizë kërcënuese është tragjedia e mosdëshirës për të luftuar për ta kapërcyer atë.

Ajnshtajni s’hoqi kurrë dorë nga vizionet. Ai është gjithnjë e më shumë një simbol i njëmijë hijeve, një ikonë shumëplanëshe që bashkonte gjeniun, mitin dhe njeriun.