“Duhet të ketë më shumë sinqeritet dhe zemër në marrëdhëniet njerëzore, më shumë heshtje dhe thjeshtësi në
ndërveprimet tona. Jini të pasjellshëm, kur jeni të zemëruar, qeshni kur diçka është gazmore dhe përgjigjuni kur
ju pyesin”.
Si një nga autorët më të njohur të Rusisë, Anton Çehov është mjeshtri i padiskutueshëm i
tregimit të shkurtër. Veprat e dala nga pena e tij janë një enciklopedi e vërtetë e shpirtit të
njerëzve. Heronjtë e tij janë të bindur, të ndrojtur, nxitur në përflakjen e jetës që vlon brenda
tyre. Çehovi ishte në heshtje madhështor dhe privatisht monumental, e donte jetën më shumë se
kuptimin e saj. Ai dinte si t’i rrëmbente asaj kënaqësitë e vogla, vetjake dhe të shpeshta. “Talenti
më i çmuar dhe më i rëndësishëm në jetë është talenti i të qenit njeri”, – do shprehej kolosi. Ajo
çfarë i karakterizon dhe i bën unike historitë e tij janë qartësia, zgjuarsia, thjeshtësia dhe ndjenja e
humorit.