Injoranca e krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija.

Një nga figurat më të mëdha intelektuale dhe patriotike të historisë së kombit shqiptar (1871-194) frati françeskan njihet edhe si poet, shkrimtar, përkthyes, arkitekt, piktor, deputet etj.

Porsi kanga e zogut t’verës
Qi vallzon n’blerim të prillit
Porsi i ambli flladi i erës
Qi lmon gjit e drandofillit
Porsi vala e bregut t’detit
Porsi gjama e rrfés zhgjetare
Porsi ushtima e nji tërmetit
Ngjashtu a’gjuha e jonë shqyptare.

Krijues me një kredo origjinale, një mendje erudite, një burrë i zakonit, një prift i devotshëm, i cili kishte gjetur strehë në nderin, besën dhe cilësitë morale të jetës tipike, patriarkale shqiptare, Fishta për asnjë moment nuk iu nda fatit të kombit e atdheut, as atëherë kur e trimëroi dhe e lavdëroi, as atëherë kur e kritikoi dhe e satirizoi.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari
qi këtë gjuhë të Perendis
trashigim, që na la i Pari
trashigim s’ia len ai fmis…!

“…Fishta është shkëmb i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar. Gjithë vepra poetike e shoqërore e At Gjergj Fishtës u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombëtar. Me të vërtetë, ku ka ide dhe ndjenjë më të madhe, më të denjë për të derdhur dhe kënduar në art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut! … Vazhdimtarë në vallen e kombit, frymëtar i fjalës, i cili solli dhuratën e vet në adhurimtaren e atdheut-shpirt, mendimin e parathënësve të shqipes!” – do të shprehej Lasgush Poradeci.

Kur t’marrët dalin n’krye t’vendit, t’urtët ikin prej kuvendit.

Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!