Dashuria është si era, asnjëherë nuk e dimë se nga na vjen.

Balzaku është padyshim një nga personazhet më magjepsëse në letërsi dhe jo vetëm për krijimtarinë e tij artistike – të cilën ta përkufizosh si të pamasë, është thuajse e kufizuar, por edhe për historinë e tij personale. Leximi i Balzakut, përtej titujve më të njohur dhe më të cituar, është një aventurë e çmendur, një udhëtim në një botë të tejnxehur nga dëshira (për pushtet, para, dashuri, dije), që duket se na çon në njëfarë mënyre për të parë një lloj humnere përtej historisë, madje edhe përtej jetës… Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë dhe as do të ketë kurrë. Ai nuk mund të fajësohet, një autor që na ka lënë një vepër me përmasa ciklopike: “Komedinë njerëzore”… Zakonet e tij konfirmojnë, se ai është një personalitet i çuditshëm, gjithmonë i vendosur midis botëve dhe klasave shoqërore, babai i ideve madhështore dhe disfatave të çmendura. Pena e Balzakut, si ajo e bashkëkohësve, synon të përshkruajë shoqërinë franceze në të gjitha aspektet e saj. Në romanet e tij spikat hetimi i kujdesshëm, i pagabueshëm, që nuk i sakrifikohet assesi fabulës, i lidhjeve komplekse midis klasës, prejardhjes gjeografike dhe rolit shoqëror dhe se si këto përfundojnë duke ndikuar në parabolën e një ekzistence. Balzaku mbetet një nga themeluesit e romanit modern, një piktor i pashembullt i shoqërisë ku jetoi, një autor shumë frytdhënës dhe në disa aspekte, i pakrahasueshëm, një artist i vërtetë.

Bukuria e gjeniut është se ai duket si gjithë të tjerët dhe askush nuk duket si ai.

Zemra e nënës është një humnerë, në fund të së cilës ka gjithmonë falje.

Ne mund të falim, por të harrosh është e pamundur.

Dashuria dëshiron të pamundurën dhe di të kënaqet me pak.

E mira e fatkeqësisë është, se ajo na mëson të njohim miqtë tanë të vërtetë.

Herët a vonë, në faqet e Balzakut do të takosh veten…