Nuk është gjithmonë e lehtë t’u besosh të tjerëve, nisur nga fakti që mashtruesit meskinë qëndrojnë gjithmonë në beftë. Edhe kur dikush duket se dëshiron të na ndihmojë nisur nga mirësia, shpesh pyesim veten nëse pas kësaj fshihet ndonjë motiv. Nëse është e vërtetë thënia që të besosh është mirë, por të mos besosh është edhe më mirë, atëherë po japim disa fraza që mund të na ndihmojnë të kuptojmë diçka më shumë për besimin dhe marrëdhënien tonë me të. Zgjidheni vetë cilës skuadër i përkisni: skuadrës së besimit apo mosbesimit?

Citate të bukura për besimin

Besimi në vetvete është gurthemeli më i rëndësishëm në ndërtimin e çdo biznesi të suksesshëm. (Lidia Maria Çajlld)

Është më e turpshme të mos u besosh miqve, sesa të mashtrohesh prej tyre. (Fransua dë la Roshëfoko)

T’i besosh dikujt është si të mbash ujë në grushtet e duarve: atë mund ta humbasësh fare lehtë. (Ken Folet)

Dyshimi ose besimi që keni tek të tjerët lidhen ngushtë me dyshimet dhe besimin që keni në vetvete (Khalil Gibran)

Në çdo gjë, besimi që mund të frymëzoni është gjysma e suksesit. Besimi që ndjeni është gjysma tjetër. (Viktor Hygo)

Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse dikujt mund t’i besohet është t’i besoni atij. (Ernest Heminguej)

Gjëja më e keqe për të fuqishmit, është se ata nuk mund t’u besojnë miqve të tyre. (Eskili)

Unë u besoj të gjithëve. Unë nuk i besoj djallit brenda tyre. (Troi Kenedi-Martin)

Besimi është i vetmi ilaç i njohur për frikën. (Lena Kellogg Sadler)

Më shastise, jo se më gënjeve, por se nuk të besoj më. (Fridrih Niçe)

Babai më dha dhuratën më të mirë që mund të të bëjë dikush: ai besoi tek unë. (Jim Valvano)

Nuk mund të ketë dashuri, aty ku nuk ka besim. (Edit Hamilton)

Çdo ditë për të shkuar në punë, për të ngrënë, për të lëvizur, për të jetuar, ne kryejmë një seri të pafund veprimesh besimi. Ne mbështetemi te të tjerët, te mjeku që na trajton, te muratori që ndërton shtëpinë tonë, te picajoli që gatuan ushqimin, te piloti që duhet të na çojë larg. Ne besojmë jo sepse duam, sepse i besojmë vërtet, por sepse nuk mund të bëjmë pa të. Dhe nuk është e vërtetë që besimi u jepet vetëm gjërave serioze, besimi i jepet gjithçkaje dhe çdokujt, si detyrim, sepse besimi na bën të jetojmë. Dhe vdisni. (Alessandro Perissinotto)

Mos jepni besim, jepeni hua. (François Proust)

Për të ndërtuar vetëbesim, përsërisni vazhdimisht: “Ndihem i lumtur! Ndihem i aftë! Ndihem për mrekulli!”. (Brian Tracy)

Të mos besosh askënd, është po aq budallallëk sa t’u besosh të gjithëve. (Roberto Gervaso)

Ne nuk jemi ajo që themi, ne jemi besimi që na japin. (Hoze Saramago)

Nëse keni besim në vetvete, ju frymëzoni besim te të tjerët. (Gëte)

Të gjitha ligjet që emetohen bazohen në dyshime, asnjë nuk bazohet në besimin tek qytetarët. (Eduardo Laboulaye)