Nëse je lexues, e di fare mirë se ajo çfarë ke lexuar ka ndikuar në jetën tënde. Me “lexues” dua të them, që nga dita kur nise, vetë, të dallosh fjalët e shtypura në librin që të patën lexuar kur bije për të fjetur. (Një tjetër supozim i marrë si i mirëqenë: që keni mësuar të lexoni në një epokë para se të flini, leximi u zëvendësua me gjysmë ore para televizorit). Adoleshenca është periudha vendimtare, kur poetët dhe romancierët ndërhyjnë në formimin e ndjenjës së vetvetes që lind në marrëdhëniet seksuale me të tjerët, duke sugjeruar – në mënyrë emocionuese, dhe ndonjëherë edhe të frikshme – se rendi i marrëdhënieve të tilla, siç shpjegohet ose nënkuptohet nga autoriteti i të rriturve, nuk është gjithë e vërteta. Në vitet dyzet, më bënë të besoja se së pari do të njihesha me një burrë, më pas do të dashuroheshim me njëri-tjetrin dhe do të martoheshim; ky proces i zakonshëm përfshin një renditje të caktuar emocionesh. Kjo është dashuri. Në vend të kësaj, për mua i pari erdhi Marsel Prusti.

Sëmundja e çuditshme, por e pashmangshme e dashurisë torturuese të Sharl Suanit për një grua jo e tipit të tij (dhe absolutisht ai s’kishte faj, ai ra në dashuri me të ashtu siç ishte, apo jo?); xhelozia e Rrëfimtarit, që ndjek zemërthyer gjurmët e nënshtrimit të Albertinës. Dhe kështu u fashit hedhja e orizit. Deri tani kisha një këndvështrim tjetër për atë se çfarë mund të përballet jeta. Mësimi im për dashurinë ndryshoi, përgjithmonë. Të pëlqen apo jo, kjo është ajo që është dashuria. E tmerrshme. E lavdishme. Por çfarë ndodh nëse një element i një vepre letrare materializohet në vend që të aludohet? A merr një ekzistencë të pavarur? Sapo më ndodhi. Çdo vit rilexoj disa nga librat që nuk dua të vdes pa i vizituar sërish. Këtë vit ishin ditarët e Kafkës dhe unë jam gati në gjysmë të rrugës. Është një lexim i darkave jashtëzakonisht shpirtcopëtues.

Vetmia që përjeton gjatë të shkruarit është mjaft e frikshme. Ndonjëherë, është afër çmendurisë, ne zhdukemi dhe humbasim ndjenjën tonë të realitetit.

E panjohura sjell ankth.

E vërteta nuk varet nga mënyra se si thuhet, por nga mënyra se si intepretohet.

Vdekja është çmimi i jetës.

Është e pamundur të imagjinohet fundi; po ta dinim që në fillim, nuk do ta fillonim kurrë.