Në Bibël, engjëjt janë qenie të mbinatyrshme që banojnë në qiell me Perëndinë, duke vepruar si shërbëtorë dhe lajmëtarë të tij. Duke marrë një formë njerëzore, ato veprojnë si pikë kontakti midis parajsës dhe botës njerëzore. Shpeshherë, në art shohim engjëj të përshkruar si njerëz jashtëzakonisht të bukur me krahë të mëdhenj dhe aureolë, të rrethuar nga aura hyjnore, dritë qiellore. Disa nga këta engjëj emërtohen dhe kanë një marrëdhënie të ngushtë me Zotin, të cilëve u referohen si “streha qiellore”, ndërsa të tjerët janë “engjëj të rënë”, të cilët filluan jetën e tyre si engjëj në qiell, por tradhtuan Perëndinë dhe u flakën në ferr. Më poshtë, po citojmë katër nga engjëjt më të rëndësishëm të përmendur në tekstin biblik, me rol të rëndësishëm gjatë fazave të ndryshme të historisë.

Engjëlli Gabriel

Engjëlli Gabriel shfaqet në katër pasazhe të ndryshme të Biblës, çdo herë duke i dhënë botës njerëzore një mesazh ndryshe drejtpërdrejtë nga Perëndia, duke udhëtuar “fluturimthi”. Kur profeti vizionar Daniel filloi të përjetonte një sërë vegimesh të çuditshme, ai u lut për ndihmë; Xhibrili e vizitoi atë në dy raste për ta ndihmuar që t’i kuptonte ato. Danieli u tmerrua aq shumë kur e pa për herë të parë këtë engjëll të frikshëm, saqë i ra të fikët dhe u sëmur për disa ditë më pas. Më pas, Gabrieli erdhi të vizitonte priftin Zakaria për t’i dhënë lajmin se e shoqja, dikur shterpë, do të sillte në jetë një djalë, të quajtur Gjon Pagëzori, i cili do të përmbushte ardhjen e Elias. Kur Zakaria shprehu mosbesim ndaj vegimit të tij, engjëlli e shndërroi në memec derisa fëmija u rrethpre. Më në fund, roli më i rëndësishëm i Gabrielit ishte t’i jepte një mesazh Marisë, nënës së Jezusit, duke i thënë se ishte shtatzënë me Jezusin, birin e Perëndisë dhe shpëtimtarin e botës, një histori e njohur si Lajmërimi.

Kryeengjëlli Majkëll

Kryeengjëlli Majkëll shfaqet në katër pasazhe të ndryshme të Biblës. Ai përshkruhet si një “Kryeengjëll”, që do të thotë “kryeprinci”, “kryelajmëtari” ose “engjëlli i rangut më të lartë”. Majkëlli është luftëtar që angazhohet në luftime shpirtërore kundër forcave të së keqes, duke e bërë atë një nga qeniet më të fuqishme në parajsë. Gjithashtu, ai është mbrojtës i madh i njerëzve – profetit Daniel i thuhet se kryeengjëlli Majkëll është “princi i madh që mbron popullin tënd”, populli i tij janë hebrenjtë. Majkëll luan një rol të rëndësishëm në kohët e fundit, duke luftuar kundër dragoit (Satanit) dhe duke e hedhur atë në tokë, nga ku Satani “u nis për të luftuar kundër… atyre që mbajnë urdhërimet e Perëndisë dhe mbajnë fort dëshminë e tyre për Jezusin”.

Luciferi: Engjëlli i rënë që u bë Djall

Luciferi është engjëlli i rënë që u bë Satanai pas përpjekjes për rebelim kundër Perëndisë. Para se t’i zbehej hijeshia, Luciferi përshkruhet si i bukur dhe i mençur, madje kerubini u caktua të ruante dhe të mbronte kopshtin e Edenit. Mirëpo, shpejt u bë mendjemadh dhe krenar, gjë që e prishi pafajësinë e tij. Më pas ai u dëbua nga parajsa dhe u dërgua të jetonte në tokë, ku për pak kohë u bë princi i pushtetit në kontrollin e ajrit. Por korrupsioni i tij i njerëzve dhe përpjekjet për ta çuar botën në rrugë të gabuar e bënë atë të dëbohej përgjithmonë në zjarrin e përjetshëm pas kthimit të Krishtit.

Engjëlli i Shkatërrimit Abadon/Apolion

Me një emër që do të thotë “shkatërrim”, Abadoni, i njohur gjithashtu si Apolion, shfaqet vetëm një pasazh i shkurtër në Bibël, si sundimtar mbi një gropë pa fund të quajtur Abys. Ai është një engjëll i rënë që banon në një vend të tmerrshëm dënimi dhe shkatërrimi. Gjatë kohës së fundit, Perëndia përdor Abadonin si një instrument Gjykimi, duke sugjeruar se roli i tij është diku midis së mirës dhe së keqes.