“E dua prekjen e detit, të më bëj të ndiej universin dhe motivet e tij, të më dhurojë një moment të përjetshëm, që ta mbaj me vete si një kujtim të pashlyeshëm. Deti është misteri ku kridhem për të gjetur sërish vetveten. Deti.”

Deti ka hijeshinë e vet: sa më i thellë të jetë, aq më e madhe është bota e nënujshme që fsheh e që pret të zbulohet. Ujërat thërrasin kontaktin me natyrën, na kthejnë në periudhën më të dashur të vitit, verën, dhe janë të afta të na japin, madje më shumë se një herë, atë moment të përjetshëm për ta ruajtur, shprehur me fjalët e Littleword, “si një kujtim i pashlyeshëm”. Deti është kredhje, është kontakt me një botë të re, krejtësisht e ndryshme nga kontinenti. Pikërisht këtu qëndron misteri dhe njëherazi sharmi i tij, i aftë për të pushtuar e joshur banorët e çdo epoke, njëlloj si kënga e sirenës, e cila, rastësisht, është një krijesë mitologjike që jeton në ujëra, e aftë për të magjepsur qeniet njerëzore me këngën e saj. Simboli i të pandërgjegjshmes, deti është përfaqësimi i etjes sonë për pafundësinë, i lirisë që dëshirojmë dita-ditës. Poetë, shkrimtarë, piktorë i kanë kushtuar vargjet më të bukura që burojnë nga thellësia e shpirtit. Filozofi i famshëm Jung e konsideronte ujin si metaforë e të pandërgjegjshmes: në të gjitha format – si det, liqen, lumë, burim, etj. – uji është një nga karakteristikat më të përsëritura të të pandërgjegjshmes, ashtu siç është edhe feminiteti hënor, që është aspekti më i lidhur ngushtë me ujin.

I bëra vetes kaq shumë pyetje, sa shkova të jetoja në breg të detit dhe përgjigjet i hodha në ujë që të mos debatoja me askënd”.

Pablo Neruda

“Ka një spektakël më madhështor se deti, dhe ai është qielli, ka një spektakël më madhështor se qielli dhe është brendësia e një shpirti”.

Viktor Hygo