Qoftë profesioni që zgjedh të ndjekë, apo jeta bashkëshortore, ai do të zbulojë se dashuria dhe respekti për lirinë kanë një çmim tmerrësisht të lartë dhe se ata që e rrethojnë nuk mund t’i bëjnë më të athëta heqjet dorë dhe sakrificat për të cilat ka vendosur. “Jeta ime”, që u shfaq në 1896, është një nga novelat më të gjata të shkruara nga Anton Çehovi. Me nëntitull “Historia e një provinciali” novela trajton jetën e Misail Polozhnjevit, një zotëri të ri që heq dorë nga “privilegji i pasurisë dhe arsimimit” në favor të fitimit të jetesës me punë fizike. I ati i Misailit, arkitek, i dëshpëruar për ambiciet e ecurisë së djalit dhe për refuzimin e punës si nëpunës, e rreh. Miëpo, Misaili qëndron i vendosur në qëllimet e veta, edhe kur e motra Kleopatra i lutet që ta rimendojë vendimin. Rrjedhimisht, shoqja e Kleopatrës, Aniuta Blagovo, i gjen atij një vend pune në një një linjë hekurudhore.

Novela bazohet në tema të përbashkëta si ndarja qytet/fshat, vetërealizimi përmes sprovave dhe vështirësive, si dhe zhgënjimi ndaj idealeve. Edhe pse Masha dhe Misail duket se janë çifti i përsosur, shohim se e reja është më e intriguar nga një jetë “interesante” sesa e shqetësuar nga një ndërgjegje sociale. Si rezultat, nuk është çudi që Masha zhgënjehet me fshatarësinë e sertë ruse. Kështu, Çehovi gërsheton konfliktin martesor me tensionet sociale për të theksuar kompleksitetin e çështjeve që ai po shqyrton. Masha nuk është thjesht një anëtare hipokrite e zotërisë, e cila shpërfill alkoolizmin e babait, por revoltohet me dashurinë e fshatarëve për vodkën; ajo është një grua që hyn në debat për çështje që e shqetësojnë, por për arsye interesi vetjak dhe jo altruizmi. Çehovi gërsheton konfliktin martesor me tensionet sociale për të theksuar kompleksitetin e çështjeve që ai po shqyrton. Historia ndan shumë ngjashmëri me jetën personale të Çehovit. I vendosur në një qytet provincial në Rusinë jugore, ai kujton shtëpinë e fëmijërisë së autorit, Taganrog. Sëmundja fatale e Kleopatrës kujton betejën e përjetshme të Çehovit me tuberkulozin dhe ai mund të ketë marrë frymëzim për personalitetin teatror të Mashës nga ndonjë prej të dashurave-aktore. Gjithashtu, rrëfimi në vetën e parë nënvizon identifikimin me pjesën më të madhe të subjektit. Edhe pse jo një autobiografi “Jeta ime” mund të lexohet si një rrëfim i fiksionalizuar i shumë prej anktheve dhe përvojave të vetë Çehovit. Personazhet modeste dhe të kultivuara, doktori apo mësuesi, bibliotekari apo inxhinieri, të pa fiksuar pas ndonjë ëndrre madhështore, por të mbijetojnë me ndershmëri dita-ditës, janë heronjtë e vërtetë të kohës sonë.