Forca e një shkrimtari nuk shihet vetëm nga suksesi i librave të tij, apo nga çmimet e fituara,
por edhe nga aftësia për të ndikuar në botë. I lindur njëqind e dhjetë vjet më parë, trashëgimia
e filozofit ekzistencialist ekziston ende sot falë rëndësisë ekstreme të mendimit të tij, që
vazhdon të ndriçojë problemet e ndërgjegjes njerëzore të kohës sonë dhe na mëson si të
pranojmë kufijtë. Letërsia e Kamysë ishte një hetim mbi ekzistencën, që nuk shpinte në
përgjigje të caktuara apo ngushëlluese, por e tërhiqte lexuesin të zbulonte atë “ndjenjën e
absurdit”, e cila, si një studim, është vetë substanca e jetës. Reflektimet filozofike të
nobelistit, të shprehura me mjeshtëri në imazhe letrare, kanë një vlerë universale dhe të
përjetshme, të aftë të kapërcejnë kufijtë e rastësive historike, duke e përshkruar gjendjen
njerëzore në bërthamën e saj më thelbësore. Për Kamynë udha kryesore e njeriut është lufta
kundër absurdit dhe mungesës së kuptimit të ekzistencës. Një absurditet që nuk është në
natyrën e njeriut si i tillë, por në “mënyrat” me të cilat njeriu strukturon negativisht
ekzistencën dhe bashkëjetesën e tij. Ai qe në gjendje të përshkruante dhe kuptonte tragjedinë
e një prej epokave më të trazuara në historinë bashkëkohore, ajo që shkon nga ngritja e
regjimeve totalitare në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore deri në fillim të luftës së
ftohtë. Çmimi “Nobel” për letërsi në vitin 1957, lindi më 7 nëntor 1913 dhe vdiq më 4 janar
1960. Shkrimi i “Murtajës” në formën e një kronike historike ishte një gjest shprese, që
nënkupton vazhdimësinë njerëzore, një enë për të mbajtur kujtesën e luftës si një vaksinë
kundër konflikteve të armatosura të ardhshme.
Goditjet, me të vërtetë, janë një gjë e zakonshme, por murtajat janë të pabesueshme kur të
bien mbi kokë. Në botë ka pasur, në numër të barabartë, murtaja dhe luftëra; e megjithatë
murtajat dhe luftërat i kapin gjithmonë njerëzit të papërgatitur.
Mos ec pas meje, nuk jam prijës. Mos ec para meje, nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje
dhe ji miku im.
E keqja në botë thuajse gjithmonë vjen nga injoranca dhe qëllimet e mira mund të shkaktojnë
po aq dëme sa e keqja nëse nuk e kuptojnë.
Nuk dua të jem gjeni – boll probleme kam duke u përpjekur të jem thjesht njeri.
Unë rebelohem, pra ekzistoj.
Për të luftuar kundër abstraktes, duhet t’i ngjash pak.
Një njeri pa etikë është një bishë e egër që endet i lirë në këtë botë.
Vjeshta është një pranverë e dytë, ku çdo gjethe është një lule.
Humnera që ekziston midis sigurisë që kam për ekzistencën time dhe përmbajtjes që
përpiqem t’i jap kësaj sigurie, nuk do të mbushet kurrë.
Në një epokë të turbullt si kjo në të cilën jetojmë, ku ka shumë arsye për të humbur shpresën
(luftërat, emergjencat klimatike, ekonomia dhe politika) Albert Kamy ende di të jetë
jashtëzakonisht i rëndësishëm sot.
Kamy nuk ishte thjesht një njeri, ai ishte një “mendim” dhe mendimi i tij ndërtoi një
“civilizim”. Kërkimi i tij i furishëm – pyetjet e tij kokëforta dhe të pazgjidhshme – synonin
para së gjithash një bashkim moral. Albert Kamy mbeti deri në vdekjen tragjike një autor
brilant, një filozof dhe intelektual gjithmonë në anën e më të dobëtëve dhe kundër abuzimeve
me pushtetin, një njeri që kujdesej për njerëzit e tjerë.
Nuk kam asnjë përbuzje për qenien njerëzore, besoj se mund të ndihemi krenarë që jemi
bashkëkohës të një numri të caktuar njerëzish të kësaj kohe, të cilët i respektoj dhe i admiroj.
Në qendër të punës time është një diell i pamposhtur.