Është e pamundur të mohohet se nihilistët e Evropës së shekullit të 19-të kishin një pikëpamje të trishtë për jetën. Mirëpo njëherazi vlen të kujtohet se nihilizmi ishte një shkollë mendimi me qëndrime dhe opinione të ndryshme. Nihilizmi u shfaq në fund të shekullit të 19-të, gjatë një periudhe ndryshimesh të paprecedentë shoqërore. Traditat e së kaluarës u prishën zbulimet shkencore të Iluminizmit. Besimet fetare, që dikur pranoheshin gjerësisht, u vunë në pikëpyetje dhe shumica filluan të dyshonin në ekzistencën e Zotit. Veçse pa Zot nuk kishte udhëzime për tema si morali, martesa, vdekja dhe spiritualiteti. Filozofët që shkruanin për nihilizmin – nihilistët – përgjithësisht ishin tejet kritikë ndaj kësaj apatie dhe indiference në rritje në shoqëri dhe të shqetësuar për efektet e saj shkatërruese.

  1. Fridrih Hajnrih Xhakob

Filozofi gjerman bëri emër në fund të shekullit të 18-të dhe në fillim të shekullit të 19-të. Xhakobi ndihmoi në popullarizimin e termit Nihilizëm. Ai shkroi për nihilizmin si një përgjigje e natyrshme ndaj Iluminizmit, një periudhë zbulimi shkencor që çoi në rritjen e skepticizmit, arsyetimit dhe individualizmit. Ashtu si shumë nihilistë, Xhakobi ishte kritik ndaj kësaj mënyre të re të të menduarit, duke besuar se nivelet e rritura të racionalizmit do të shkatërronin të gjithë ndjenjën e individit për veten dhe kuptimin e tyre për vendin e tyre në botë. Fatmirësisht, gjërat nuk rezultuan edhe aq fataliste sa i parashikoi ai.

  1. Soren Kierkegard

Ashtu si Xhakobi, teologu dhe filozofi danez Kierkegard kishte frikë se prirja në rritje drejt asaj që ai e quajti Nihilizëm do të kishte një efekt gërryes dhe shkatërrues në shoqëri. Si besimtar, Kierkegardi u mbërthye pas besimit të tij, pavarësisht nga dyshimet rrëshqitëse mbi vlefshmërinë e tij pas Iluminizmit. Madje, Kierkegard argumentoi se e vetmja rrugëdalje nga nihilizmi ishte të adoptonte atë që ai e quajti “pafundësia paradoksale”, ose “besimi” – një besim në forcat shpirtërore edhe nëse ato nuk kishin kuptim racional.

  1. Ivan Turgeniev

Shkrimtari i njohur rus shkroi, duke përdorur termin nihilizëm për të përshkruar një cinizëm në rritje midis të rinjve të Rusisë së shekullit të 19-të. Përdorimi i tiji këtij termi ishte në romanin “Etër dhe bij”. Heroi i Turgenievit, i quajtur Bazarov, besonte në asgjënë ose nihilizëm dhe ai rekrutoi një grup ndjekësish që ndanin një mendim të ngjashëm. Megjithatë, në romanin e Turgenievit, qëndrimet e Bazarovit ndryshojnë kur ai bie në dashuri dhe realizon thirrjen e jetës së tij. Nisur nga literatura e Turgenievit, një grup aktivistësh politikë rusë e quanin veten nihilistë. Ata nxitën një sërë protestash dhe aktivitetesh reaksionare për të vënë në pikëpyetje dhe uzurpuar ideologjitë shoqërore paraekzistuese.

  1. Fridrih Niçe

Filozofi gjerman Fridrih Niçe lidhet rëndom me nihilizmin, megjithëse si shumë nga kolegët e tij nihilistë, ai kishte shumë frikë nga ndikimi që do të kishte në shoqëri. Madje ai quajti nihilizëm: “rreziku i madh për njerëzimin… një lodhje retrospektive, vullnet që kthehet kundër jetës, shenja të buta dhe trishtuese të sëmundjes përfundimtare…”. Niçe deklaroi gjithashtu botërisht se “Zoti ka vdekur”, duke argumentuar se ne e kishim shkatërruar atë përmes proceseve të zbulimit shkencor. Megjithatë, nuk përshtatet mirë me “nihilistët” e tjerë, sepse ai argumentoi se ne duhet të punojmë me frikën e shkaktuar nga njohja më e madhe e botës, në mënyrë që të gjejmë një domethënie të re shpirtërore. Së fundi, ky fill mendimi çoi në ekzistencializmin e shekullit të 20-të.