Është kaq e bukur, është kaq e rehatshme: liria është aty. Jetojmë në një regjim lirie, ka gjëra të tjera për të bërë përveçse të interesohemi për politikë. Edhe unë e di këtë gjë! Bota është kaq e bukur, ka kaq shumë gjëra të bukura për të parë, për të shijuar, përveçse për t’u marrë me politikë. Politika nuk është një gjë e këndshme.

Mirëpo, liria është si ajri: e kupton se sa ia vlen kur fillon të mbarojë, kur ndjen atë ndjenjë asfiksimi që njerëzit e brezit tim kanë ndier prej njëzet vjetësh dhe që unë uroj që ju, të rinjtë, të mos e përjetoni kurrë.

Dhe shpresoj që të mos e gjeni kurrë veten duke ndjerë këtë ndjenjë ankthi, pasi shpresoj që të arrini të krijoni kushtet që të mos keni nevojë ta përjetoni kurrë këtë ndjenjë ankthi, duke i kujtuar vetes çdo ditë se duhet të jemi vigjilentë ndaj lirisë, duke dhënë kontributin tuaj në jetën politike.