U kthye dhe vështroi përgjatë rrjedhjes së lumit. Ai zgjatej tutje, me fund të zhavorrtë, me cekëtina dhe gurë të mëdhenj aty-këtu, por me puse të thella, atje ku bregu i rrëpirët i lumit harkohej dhe uji binte me vorbullimë.

Ushtar, gazetar, gjahtar, romanet i shkroi i frymëzuar nga bëmat e veta, duke ndërtuar  kështu legjendën e shkrimtarit, aventurierit dhe bohemit ndërkombëtar. Një prej zërave më në zë të shekullit të 20-të, me stilin e shpenguar la gjurmë të pashlyeshme në prozën amerikane, ndërkohë që jeta plot aventura dhe imazhi publik influencuan brezat e ardhshëm. Siç shprehet Niku: “Jetën duhet ta përvetësosh, më pas të krijosh personazhet”, sepse në thelb “shkrimi i vetëm i vlefshëm është ai që trillojmë, atë që imagjinojmë. Kjo është ajo që i bën gjërat të vërteta”. Heminguej paraqet një karakter të përkryer që rritet nga fëmijë në adoleshent e, më pas, në ushtar, veteran, shkrimtar dhe prind… një sekuencë e mbyllur, e ngjashme me ngjarjet e jetës reale të autorit. Jeta e autorit qe një rrugëtim i kaluar në frontet e luftës, në dyluftime demash, nëpër ekspedita gjuetie, një pjesë e mirë ritreguar përmes një gjuhe esenciale. Në rastin e Heminguejit, na përngjan se legjenda do ishte pa dyshim më mirë, sikur të thuhej me më shumë saktësi: legjendat kundërshtuese që përfundojnë në mite. Jeta e tij qe një rrugëtim i kaluar në frontet e luftës, në dyluftime demash, nëpër ekspedita gjuetie, një pjesë e mirë ritreguar përmes një gjuhe esenciale.

Për më tepër mund të lexoni librin e plotë duke e porositur online në adreat tona.