(Maria Venturini)
Nuk është e lehtë të jesh i sjellshëm me arrogantët, torollakët mendjemëdhenj, kokëfortët,
gënjeshtarët e kapur në flagrancë. Nuk është e nevojshme të jesh, nëse shikon nga afër; ata kanë
të drejtën e rreptësisë pedagogjik që i ndihmon të kuptojnë gabimet e tyre. Një mirësi e tepruar –
një hakmarrje e thjeshtë aristokratike, kuptimi përfundimtar i së cilës është nënvlerësimi absolut i
bashkëbiseduesit të vrazhdë – duhet të rezervohet për raste shumë të rralla, përndryshe është e
dëmshme dhe e keqinterpretuar. Por me të gjithë të tjerët, qeniet normale të mbushura me të
njëjtat të meta normale, nga të cilat ne vetë nuk përjashtohemi, pse të mos jemi të sjellshëm?

Mirësia zgjidh vështirësitë e vogla dhe përgatit terrenin për të kuptuar më të mëdhatë. Ruan një
klimë të butë në marrëdhëniet me të tjerët dhe është e mirë për shëndetin, pasi gjaku rrjedh pa
turbulenca në vena dhe arterie. Nuk kushton asgjë, ose shumë pak, nëse bëhet një zakon mendor,
një konstante sjelljeje dhe gjeneron, jo gjithmonë, por shpesh, reciprocitet. Me dashamirësi mund
të shqiptohen edhe gjykime jo fort të dobishme ndaj të tjerëve, por kjo i përket një kapitulli tjetër
dhe përmendet këtu me mosmiratim. Gjeneratat e reja nuk janë shumë të sjellshme, sepse askush
nuk i mësoi të jenë të tillë. Të moshuarit janë diçka më shumë, edhe nga frika se mos
keqtrajtohen. Nëse je grua, në moshën e mesme kur shfaqen të parët flokë të përhimë dhe merr
një mosmirënjohje, ndoshta nga një i ri arrogant që të kalon në radhën e taksisë me një hap të
gjatë dhe të zhurmshëm, me mirësi mos e humbisni për t’i kujtuar të dyve se koha kalon për të
gjithë, në mënyrë të pashmangshme edhe për ta.