“Frika mund të na verbojë. Por gjithashtu mund të na hapë sytë ndaj një realiteti, që normalisht e shohim pa e dalluar”.

Në jetë shpeshherë provojmë ndjenjën e frikës: frikë nga e panjohura, nga diçka (ose dikush) që kemi frikë, frikë nga ajo që na frikëson ose nga ajo që na ka bërë tashmë të vuajmë në të kaluarën. Rreziku i “të jesh i verbër” ekziston, kur përballesh me diçka që ke frikë. Përballja me atë që kemi frikë, siç thotë Marc Auge, mund të jetë një mundësi për “syçeltësi”, një mundësi për t’i parë gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe për t’i trajtuar ndryshe, një mundësi pozitive që mund të çojë në një pikë kthese, në një ndryshim pozitiv në jetën tonë.