Gruaja fisnike mbretërore e faraonit Akhenaten, Nefertiti njihet prej kohësh për
bukurinë e saj, mirëpo egjiptologët e sotëm po eksplorojnë për një tjetër dimension
të jetës së saj: rolin si ndërmjetëse pushteti. Edhe pse përshkrimi i mbretëreshës
është pa dyshim i zbukuruar, pohime se ajo ishte e bukur, “me pamje të përsosur”
duket se vërtetohet nga përshkrimet që kanë mbijetuar deri më sot. Nefertiti mbetet
një ikonë bukurie dhe një nga femrat më të fuqishme burim frymëzimi ndër
shekuj. Duke iu përgjigjur ritmeve të epokës, ajo shfrytëzoi mundësitë e kohës së
saj. Njëherazi la pa edhe shumë mistere, për të cilat vijon të ngrihen pyetje: A nxitën
pushteti dhe bukuria e saj ndryshime në art? Apo ndryshimet në art e bënë të bukur
Nefertitin? Çfarë do të thotë për ne bukuria e saj? Nefertiti (1730-1330 p.e.s.) ishte
mbretëreshë egjiptiane dhe gruaja e madhe mbretërore e  Akhenatenit , një faraon
egjiptian. Ajo jetonte në një vend të pasur me histori dhe traditë. Nefertiti, një ikonë
bukurie dhe mbretëreshë misterioze, lindi në këtë kulm të kulturës egjiptiane rreth
vitit 1370 p.e.s. Emri i saj nënkupton “E bukura ka ardhur”. Ajo mund të ketë qenë
vajza e një zyrtari të lartë të qeverisë, Ay. Amenhotep IV dhe Nefertiti sunduan


fillimisht në Tebë dhe, më pas, për rreth 12 vjet të tjera nga qyteti i Akhetaten,
Amarna e ditëve moderne. Si produkt i kulturës egjiptiane të oborrit, ajo ishte
ndoshta një politikane e shkëlqyer. Ajo dinte si ta ulte hirshëm vështrimin, dinte si të
bënte kontakt me sy dhe kur të përmbushte atë që urdhëronte mbreti diell. Kështu,
ajo u përgatit për të qëndruar në mesin e grave sundimtare. Studiues të shekullit të
21-të besojnë se rreth 5 vjet para vdekjes së tij, Akhenaten e ngriti gruan e tij të
madhe mbretërore në bashkëmbretërim, duke i dhënë emër të ri: Ankhkhepererure
Nefereneferuaten. Nefertiti mbështeti kultin e ri fetar të Akhenatenit, duke qenë
kryepriftëresha dhe muza ideologjike e të shoqit.  Nefertiti është ende një temë e
njohur në festa dhe në revistat e modës. Të shumta janë gratë që frymëzohen nga
busti, duke zgjedhur grimin dhe kostumet e stilit egjiptian.