Cari rus po jepte shpirt mes vuajtjeve të mëdha dhe nuk kishte mundur të shkruante testamentin e tij; megjithatë, për shumë vite, ai ishte përgatitur për funeralin e vet. Por diçka nuk shkoi si duhet. Pjetri i Madh nuk u varros për gati gjashtë vjet. Madje, ai duhej të balsamosej ndërsa pritej varrimi i tij, gjë që nuk i ishte bërë asnjë cari tjetër rus. Perandori ishte përgatitur për funeralin e vet gjatë gjithë jetës së tij. Pjetri, një kundërshtar i shumë traditave të vjetra ruse, nuk donte të varrosej si carët e Moskës – të nesërmen pas vdekjes. Në vend të kësaj, ai donte lamtumirë pompoze dhe të gjata si mbretërit evropianë, të cilat i mësoi nga shembuj të vërtetë: ai detyroi diplomatët rusë jashtë vendit të merrnin pjesë në funerale dhe e bëri këtë edhe vetë. Kështu që, kur, në 1725, erdhi koha e tij, lamtumira ishte e jashtëzakonshme. Ceremonia e lamtumirës vetëm në pallat zgjati 42 ditë. Nuk kishte asnjë ikonë të vetme fetare ruse pranë qivurit (që, gjithashtu, ishte e vështirë të imagjinohej më parë). Kortezhi i varrimit përbëhej nga 11 000 njerëz. Arkivoli i tij gjigant dy metra i gjatë u soll në Katedralen Shën Pjetri dhe Shën Pali mbi lumin e ngrirë Neva. Mirëpo, në katedrale, arkivoli i tij mbeti i pavarrosur për gjashtë vjet. Ndërkohë, vdiq gjithashtu edhe gruaja e Pjetrit, Katerina I. Arkivoli i saj u vendos pranë tij. Mes njerëzve filluan të përhapen thashethemet, se cari nuk u varros, sepse në trupin e tij po kryheshin “eksperimente djallëzore”. Gjithsesi, e vërteta, megjithatë të ishte shumë më prozaike.

Cari kishte menduar për gjithçka – përveç se ai nuk mundi të parashikonte vdekjen e papritur – dhe nuk kishte mundur të përfundonte ndërtimin e varrit të tij, si dhe të gjithë Katedrales Shën Pjetri dhe Shën Pali. Kur vdiq Pjetri i Madh, ai u vendos në një kishëz të përkohshme prej druri brenda ndërtesës në ndërtim. Çuditërisht, kur ai u varros përfundimisht, kjo u bë në atë mënyrë që ai të mos mund të zhvarrosej – për këtë do t’u duhet të shembnin të gjithë Katedralen Shën Pjetri dhe Shën Pali.