Në malet e Korsikës nuk bëhet shaka me nderin: Kur Mateo Falkone mëson se djali i tij i vogël ka tradhtar një të arratisur për lakmi, hakmarrja e tij është e tmerrshme…

Sa për Tamangon, “shitës skllevërish”, ai do t’i paguajë aktet e tij çnjerëzore në mënyrën më tragjike… Në këto dy tregime të shkurtra, Merime i qaset konfliktit midis egërsisë dhe qytetërimit me një vështrim sa të mprehtë, aq edhe fshikullues.

Kur del nga Porto-Vekio dhe merr për nga veriperëndimi e drejtohesh për te brendësia e ishullit, sheh sesi trualli shkon sakaq duke u lartësuar dhe pas tri orë rruge nëpër shtigje gjarpëruese, zënë prej grumbujsh të mëdhenj shkëmbinjsh dhe, hera-herës, ndërprerë prej ndonjë përroi, gjendesh buzë një shkurraje shumë të shtirë. Shkurraja është atdheu i barinjve korsikanë, si dhe i të gjithë atyre që s’i kanë punët mirë me drejtësinë…

Prosper Merime ishte dramaturg dhe shkrimtar, historian, arkeolog dhe inspektor i monumenteve historike, kritik arti e më pas akademik e senator… Ai e donte misticizmin, historinë dhe të pazakontën, trillimet historike, mizorinë dhe dramën psikologjike. Shumë prej tregimeve të tij janë mistere të vendosura në vende të huaja, frymëzuar kryesisht nga Spanja dhe Rusia…

Lexoni lirbin e plotë: “Tamangoja dhe Mateo Falkoneja”