“E qeshura është një rreze dielli e shpirtit”

“Në libra nuk gjejmë asgjë tjetër, përveç vetvetes. Çuditërisht kjo na jep gjithmonë kënaqësi të madhe dhe themi se autori është një gjeni”.

…Sepse lumturia, flladi dridhës i lumturisë prek zemrat, kur dy botë që enden andej-këndej, që kanë mall për njëra-tjetrën, afrohen për një çast të shkurtër, iluzor.

Ekziston vetëm një fatkeqësi, të mos i pëlqesh vetes. Kur të mos i pëlqesh vetes, ah, kjo është dhe fatkeqësia e vërtetë, këtë unë e kam ditur gjithmonë! Gjithë të tjerat janë vetëm lojëra dhe pasurimi i jetës, për çdo vuajtje tjetër, mund të jesh jashtëzakonisht i kënaqur me veten, mund të luash një rol që bën përshtypje të madhe. Vetëm mosharmonia me vetveten, ndërgjegjja e njollosur gjatë vuajtjeve, konfliktet e qibrës, vetëm këto të japin një pamje të mjeruar, të poshtëruar…Është fakt i pamohueshëm, që të gjithë njerëzit janë tepër të zënë me veten, kështu që s’mund të kenë një opinion të bazuar për këtë ose atë njeri; me një gatishmëri të plogësht, ata e përvetësojnë respektin për ty në atë masë që ti ke guximin, në sy, të gjithë njerëzve, ta tregosh atë ndaj vetes. Ji si të duash, jeto si të të pëlqejë, por trego vetëbesim prej kokëkrisuri, mos e bëj veten se e ke ndërgjegjen të njollosur dhe askush s’ka për të qenë me moral aq të lartë, sa të të përbuzë. Por mjafton që të humbësh harmoninë me  veten, të mos i pëlqesh më vetes, të nxjerrësh në shesh se e përbuz vetveten dhe, të gjithë, pa e vrarë mendjen, e pranojnë që t’i gjykon drejt për veten. Sa për mua, unë jam njeri i dështuar…

Lexoni librin e plotë duke klikuar këtu