Ai e ndiente veten të çlodhur, të zhytur në një mirëqenie molisëse, si ajo që ndien njeriu pas festave rraskapitëse, i përpirë nga ngrohtësia e shtratit. Donte të rrinte aty shtrirë e të mos tundej fare, të mos bënte më asgjë e të jetonte qetë e qetë në limonti. Një ndjenjë përtacie, që s’e kishte provuar deri atëherë, po i paralizonte shpirtin e po i pushtonte trupin. Dhe një mendim i ngulët, i pashqitur, i lumtur, i valëvitej ne mëndje…

Mjeshtëria artistike e Mopasanit është një nga pasuritë kryesore të krijimtarisë së tij. Ai lundron mes një realizmi të tepruar dhe fantazisë, dy zhanre krejt të kundërta të cilat i gjejmë rëndom në brendësi të romaneve dhe tregime të tij të shkurtra. I ekzaltuar dhe melankolik, artist dhe sportist, Gi dë Mopasan i kushton kult si kënaqësive trupore, ashtu edhe atyre shpirtërore. Të shkruarit për Mopasanin nuk ishte një zgjedhje teorike, por një nevojë instinktive, një nevojë fizike me diçka të kahershme. Romancier i jashtëzakonshëm, mjeshtri i penës përzgjedh tregimin e shkurtër për të përshkruar historinë e zhgënjimeve të personazheve, më së shumti femra. “Trashëgimi” mbetet një mundësi e shkëlqyer për të marrë pjesë në këtë arratisje letrare, në botën kaq unike të shkrimtarit.

Nuk ka asgjë në këtë botë, as mirëbesim, as drejtësi, as nder, as besnikëri, as Zot.

Për më tepër ju ftojmë të lexoni librin e plotë duke klikuar këtu