Një kritik rus shkroi dikur: “Muzikanti i verbër është fjala e fundit e përsosmërisë, një nga veprat më të admirueshme që bota letrare ka numëruar ndonjëherë”. E pamundur të imagjinohet një temë më e thjeshtë, me më pak artifica dhe, në të njëjtën kohë, një analizë më e thellë psikologjike”.

Një nga figurat publike më të famshme dhe domethënëse të fundshekullit të 19-të fillimishekullit të 20-të ishte gazetari, shkrimtari dhe publicisti Vladimir G. Korolenko. Ai mbeti gjithmonë një realist që kërkoi dhe gjeti romancën në jetën reale, duke reflektuar në kushtet e realizmit të epërm në realitet. Shumë prej heronjve të tij pajisen me një shkëlqim shpirtëror dhe vetëmohim të tejskajshëm, që mund t’i ngrejë mbi syprinën e një realiteti të mërzitshëm dhe të përgjumur. Ata do të mbeten përgjithmonë si një kujtesë e ekzistencës së bukurisë më të lartë të shpirtit njerëzor. Kujtimet e fëmijërisë dhe përshtypjet e Ukrainës u shndërruan në lëndën kryesore nga Vladimir. Një periudhë e vështirë shtypjeje dhe reflektimi filozofik i pasuroi vëzhgimet e së shkuarës me konkluzione shoqërore, duke i dhënë veprave një pjekuri dhe vërtetësi. Korolenko këmbëngulte se lumturia, plotësia dhe harmonia e jetës janë të arritshme, vetëm duke kapërcyer egoizmin e tjetrit dhe gjithashtu duke i shërbyer popullit. Në ditët e sotme, nga të gjitha veprat letrare, më e njohura është “Muzikanti i verbër”. Romani zhvillohet në shoqërinë rurale të Rusisë së Vogël në fillim të shekullit të kaluar.

Pier lindi i verbër. Familja e mirëpret si të gjithë fëmijët, që ajo tashmë ka mirëpritur. Edukimi i tij do t’i mësojë atij gjërat e jetës, që për fat të keq janë të paarritshme për të, ngjyrat për shembull, është muzika ajo që do ta udhëheqë. Analogjia e tingullit dhe e ngjyrave shfaqet shpesh në fjalimin e tij dhe faqet mbi ndjeshmërinë e të rinjve të verbër ndaj muzikës janë të shumta.