Më mirë do të isha hi sesa pluhur! Do të parapëlqeja, që shkëndija ime të digjej në një flakë të shkëlqyer, sesa të mbytej nga kalbja e thatë. Më mirë do të isha një meteor i shkëlqyer, çdo atom im me shkëlqim të mrekullueshëm, sesa një planet i përgjumur dhe i përhershëm. Funksioni i njeriut është të jetojë, jo të ekzistojë. Nuk do t’i humbas ditët e mia, duke u përpjekur t’i zgjas ato. Unë do të përdor kohën time.

Deri në një pikë të caktuar, njeriu është i nevojshëm që të jetojë jetën e tij në botën në të cilën ndodhet dhe të bëjë më të mirën prej saj. Mirëpo, përtej kësaj pike, ai duhet të krijojë një botë të tijën. Dhe gjëja më e madhe e jetës është, se ajo gjithmonë na jep mundësinë për të krijuar diçka të re. Nuk është kurrë vonë për të filluar nga e para, për të bërë një fillim të ri, për të ndezur një shteg të ri.

Jeta është e shkurtër dhe ne kemi fare pak kohë për të eksploruar, për të mësuar, për të përjetuar dhe për të krijuar. Le ta shfrytëzojmë sa më shumë atë kohë dhe le të digjemi shkëlqyeshëm, si meteorë në qiellin e natës, duke lënë nga pas një hulli drite dhe frymëzimi për ata që vijnë pas nesh.

Natyra, me gjithë fuqinë dhe brutalitetin e saj të pakufishëm, si dhe indiferencën ndaj fateve të njerëzve dhe kafshëve, me kalimin e kohës do të bëheshin obsesioni i tij (së bashku me betejat sociale të klasës punëtore të sapolindur): shpesh në veprat e Londonit peizazhi është në vetvete një personazh, forca e të cilit qëndron në ekzistencën e thjeshtë, shpesh si një pengesë me të cilën protagonisti aktual duhet të matet.

Qofshin skenarë me borë, lumenj të furishëm apo oqeane të pafund, në tregimet e Londonit, natyra shpeshherë shfaqet si njerka: njeriu është vetëm një qenie e vogël në mëshirën e forcave fillestare, që ai vështirë se mund t’i kontrollojë dhe, edhe kur e ka më të mirën, e mbart përgjithmonë shenjat e arratisjes së rrezikshme, qofshin plagë apo shenja në mendje, nuk ka rëndësi. Një fat i ngjashëm i pret kafshët, të cilave, pavarësisht gjendjes “natyrore”, nuk u kursehet asgjë: të jetuarit është për këdo (përfshirë qeniet me katër këmbë) një luftë rraskapitëse dhe e vazhdueshme, shpesh deri në frymën e fundit. Dhe kushdo që ndalon së luftuari, tashmë mund ta konsiderojë veten si kufomë.