Çfarë është fati? Është diçka që na prin, apo e kemi vetë në dorë të ardhmen? Të besosh ose jo në praninë e një force që përcakton çdo zgjedhje tonën, është diçka absolutisht personale, por nuk duhet të dorëzohemi kurrë faqe asaj që duket tashmë e pashmangshme. Nganjëherë duket sikur rrugëtimin e kemi të paracaktuar, sikur çfarëdo që të bëjmë, nuk mund të na shpëtojë nga një fat i keq e mizor. Kjo është e vërteta? Apo e kemi në dorë fuqinë për të shpëtuar jetën tonë? Ndodhitë pozitive pranohen lehtë. Mirëpo, shpesh diçka kthehet në të kundërtën e saj. Është e dobishme të dini se ndonjëherë humbja është një fitore dhe anasjelltas, sikurse në jetë një “jo” mund të hapë dyert për një ekzistencë më të mirë. 

Ah, fat mizor, sa shpejt alternohen gëzimi dhe dhimbja! (Rambaldo Di Vaqueiras)

Vetëm se fati nuk ju jep kartat e duhura, nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë. Thjesht do të thotë që ju duhet të trazoni kartat që të arrini në potencialin e tyre maksimal. (Les Brown)

Të bëjmë diçka sa kemi mundësi! Të përfitojmë nga kjo, sa nuk është tepër vonë! Të përfaqësojmë denjësisht racën e mjerë, të cilës na ka dorëzuar një fat mizor! (Samuel Beket)

Njerëzit nuk janë të burgosur të fatit, por vetëm të burgosur të mendjes së tyre. (Franklin D. Ruzvelt)

Fati nuk na dërgon ambasadorë. Ai është ose shumë i mençur, ose shumë mizor për ta bërë këtë. (Oskar Uajlld)

E po, këto pengesa të trishta dhe të dëshpëruara janë të mirëseardhura në një kuptim të caktuar, sepse ato na lejojnë të shohim me indiferencë kthesat mizore të fatit. (Thomas Hardy)

Jetova për të varrosur dëshirat e mia dhe të shohë ëndrrat t’i gërryej ndryshku, tani gjithçka që ka mbetur janë zjarre që përcëllojnë në hi zemrën boshe. I goditur nga retë e fatit mizor. Kurora ime e lulëzuar e verës është e zbehtë. I vetëm dhe i trishtuar, shikoj dhe pres. Dhe pyes veten nëse fundi është afër. (Aleksandër Pushkin)

Kam mësuar se të poshtërosh një person tjetër, do të thotë ta bësh atë të pësojë një fat mizor të panevojshëm. Që fëmijë i munda kundërshtarët e mi pa i çnderuar. (Nelson Mandela)

Ka një vërshim në punët e njerëzve, e cila, nëse e kap në kulm, të çon në pasuri. Kur humbet, gjithë udhëtimi i jetës u nënshtrohet mjerimeve dhe fatkeqësive. (Uilljam Shekspir)

Në botë nuk mund të gjejmë shumëçka. Është plot mjerim dhe dhimbje: nëse njeriu i shpëton këtyre, mërzia e pret në çdo cep. Në të vërtetë, më shumë: përparësinë e ka e keqja, kurse çmenduria është ajo që bën më shumë zhurmë. Fati është mizor dhe njerëzit mjeranë. (Artur Shpenhauer)