Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski

Fjodor Mihajlloviç Dostojevski, (rusisht: Фёдор Миха́йлович Достое́вский, Fёdor Mihajlovič Dosto’evskij Shqiptimi rusisht: ˈfʲodər mʲɪˈxajləvʲɪtɕ dəstɐˈjɛfskʲɪj; 11 nëntor 1821 – 9 shkurt 1881), ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë Krim dhe ndëshkim dhe Vëllezërit Karamazov.

Prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek. 19. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20të; libri i tij “Shënime nga nëntoka” (1864), i shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “uvertyra më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Dostojekvski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.

  • Romancier
  • Rusi
  • 11 nëntor 1821
  • Male
  • 4