Çfarë burimi i pashtershëm kënaqësie janë për mua librat! Mendoj se mund të jetoj këtu me lumturi, duke lexuar përgjithmonë.

Gati një shekull e gjysmë pas lindjes së saj, shkrimtarja angleze nuk resht së magjepsuri me hijeshinë e prozës së saj dhe mosnënshtrimin e ashpër. Një ndjeshmëri ekstreme që zbërthen një realitet të përhershëm mes gjendjes femërore, punës, pavarësisë ekonomike. Mandej, magjepsja e përditshmërisë, vlera e gjërave të vogla, brutaliteti i luftës.

Virxhinia Ullf vijon të jetë një nga shkrimtaret më me ndikim në letërsi, ajo që revolucionarizoi konceptin e letërsisë artistike, ajo që me shkrimet e saj mbrojti të drejtat e grave. Edhe pse pati një jetë problematike, një gjë e tillë nuk e pengoi të luftonte për vlerat në të cilat besonte dhe të kishte guximin të vinte në dyshim rregullat patriarkale të shoqërisë së asaj kohe. Ullf dëshiron të këpusë ata zinxhirë, përvojë që një grua duhet të jetë e lirë të zgjedhë mes asaj që dëshiron dhe jo mes asaj që është e drejtë.

Problemet mendore – depresioni, çrregullimi bipolar, shenjat e psikozës: sa rëndësi kanë emërtimet përballë gjeniut? – dhe dëshpërimi i shkaktuar nga lufta e vazhdueshme (“…një thyerje në jetën tonë”) nuk e penguan të ndjehej e gëzuar teksa shkruante edhe romanin e saj të fundit. Siç shkruante në ditar: “Unë mendoj pandërprerë për mundësinë e vdekjes së papritur dhe them me vete: “Epo atëherë ha, pi, qesh dhe ushqej peshkun”.

Ullf rishikon letërsinë angleze dhe e vëzhgon botën si një skenë, ku të gjithë bëhen artistë dhe secili përfaqëson botë të ndryshme, edhe për sa i përket gjinisë: burrat dimensionet e imperializmit dhe kapitalizmit, gratë vlerat e komunitetit, të unitetit, të të qenit “shtëpiake”.

Person: Virginia Woolf [25.1.1882 – 28.3.1941], Englische Schriftstellerin , Aufnahmedatum: 1939, Material/Technik: Foto / Farbdiapositiv, Höhe x Breite (Dia): 24×36 mm, Aufnahmeort: London, Inventar-Nr.: FND52-TZ10, Achtung! Kein Highres-Download möglich, Lieferung erst nach Rücksprache!

Das abgebildete Werk ist urheberrechtlich geschützt. Die Abgeltung der zusätzlichen Künstlerrechte erfolgt direkt über die bpk-Bildagentur.
Das Foto darf nicht beschnitten und nicht für Werbung verwendet werden!
FOR USE ONLY IN GERMANY, SWITZERLAND OR AUSTRIA, Copyright: bpk / IMEC, Fonds MCC / Gisèle Freund

Vepra duhet të lindë nga një ndjenjë e thellë, thoshte Dostojevski. A është ky rasti im? Apo thjesht stis fjalë, duke i dashur ashtu siç i dua unë? Jo, nuk mendoj kështu. Unë gjithashtu kam shumë ide në këtë libër. Unë dua të jap jetë dhe vdekje, mençuri dhe çmenduri; të kritikojnë sistemin shoqëror dhe ta tregojnë atë në punë, në momentin e intensitetit maksimal. Por kjo mund të jetë edhe një prozë.

Veprimtaria letrare dhe kritike e Virxhinia Ullfit është pjellore dhe unike në llojin e saj, aq sa sot e konsiderojmë një nga figurat kryesore të shekullit të 20-të falë stilit karakteristik: ajo braktisi teknikën tradicionale të tregimit për të zhvilluar një moderne. Monologu i brendshëm dhe rryma e ndërgjegjes janë në thelb të veprave të saj. Në fakt, në narrativen e Ullfit konceptimi i jetës dhe vdekjes ekziston si dy entitete të kundërta, por të lidhura pazgjidhshmërisht përballë veprimit gërryes të kohës, kërkimi i dëshpëruar i kuptimit të qenies njerëzore vepron, me refleks. Koha shkërmoqet, investon gjithçka, moshohet, zbehet dhe shkrimi i Ullf e regjistron këtë proces, por në të njëjtën kohë e kundërshton atë me fuqinë e të kundërtës, të ashtuquajturat momente të të qenit.

Në momentet e të qenit, ajo duket sikur i thotë çdo lexuesi, secilit prej nesh: “Je unik, i papërsëritshëm dhe madhështor, ndaj jeto”. Është mesazhi më i bukur për t’u kujtuar nga shkrimtarja angleze.