I përjetshëm në shekuj, shkencëtari Frankenshtajn kthehet për të folur për veten. Sa mirë e njohim vërtet Viktor Frankenshtajnin? Personazh i lindur nga pena e shkrimtares angleze Meri Shelli (Mary Shelley) në vitin 1818 me titull “Frankenshtajni ose Prometeu modern”. Një shkencëtar që luan me të qenit Zot, duke thyer kufijtë midis ligjeve të natyrës si jeta dhe vdekja. Duke i dhënë jetë një krijese. Frankenshtajni i Meri Shellit është një kryevepër e frymëzuar nga ngjarjet biografike të autorit, të cilave u shtohen ëndrrat dhe ankthet në një vorbull ngjarjesh që tërhiqen direkt nga alkimia. Humbja e parakohshme e vajzës së Shellit, udhëtimi për në Kështjellën e Frankenshtajnit në Gjermani, nga e cila sot kanë mbetur vetëm disa rrënoja, të banuara nga një alkimist që pretendonte se kishte gjetur eliksirin e jetës. Sipas gjasave, tek ai është frymëzuar autorja për personazhin e Viktorit. Përpunimi i shkëlqyer i tekstit letrar i referohet veprave të shumta kohë përpara epokës së shkrimtares, gjë që tregon njohuri të mëdha të shkrimeve të së kaluarës dhe të mitologjisë greke e romake. Nuk është rastësi që shfaqet nëntitulli i Prometeut, i cili në kulturën greke rebelohet kundër perëndive për t’u marrë zjarrin njerëzve, ashtu si Viktori përpiqet t’u rikthejë jetën. Ndërsa në Metamorfozën ovidiane, Prometeu i jep formë qenieve njerëzore nga balta, në të njëjtën mënyrë Viktori përpiqet t’u japë një formë të re, duke montuar pjesë kufomash. Gjithçka është shumë e ndërlikuar, por e menduar mirë dhe rezulton të jetë një zbulim faqe pas faqeje. Ama një gjë është evidente: ana njerëzore u përket gjithashtu (mbi të gjitha) atyre që janë krijuar për kënaqësi dhe për të shkuar përtej shkencës.

Kontrovers dhe metaforik, libri i Frankenshtajnit është një përshkallëzim studimesh dhe mendimesh nga ana e Viktorit, kur, më pas, jeta dhe ngjarjet e përditshme lidhur me të vënë në mëdyshje rrugën e protagonistit tonë. Para së gjithash, vizioni në mes të natës i një rrufeje që godet një pemë dhe fillimi i studimeve në filozofinë natyrore, deri në realizimin e aftësisë për të krijuar një qenie të gjallë sipas imazhit dhe ngjashmërisë së saj. Të paktën ky ishte qëllimi fillestar. Por eksperimentet mbi kufomat dhe kolazhet e tij kishin krijuar një Qenie mendimtare, të pajisur me forcë dhe inteligjencë, por me pamjen e një përbindëshi. Kështu që vetë Viktor Frankenshtajni e braktis atë si një eksperiment të pasuksesshëm. Një sërë vrasjesh, tragjedish dhe historish të mbërthyera e çojnë komplotin të trashet deri në momentin kur shkencëtari dhe krijesa e tij gjenden ballë për ballë për të reflektuar në anën më njerëzore të kësaj të fundit me dëshirat e veta. Pas braktisjes së Frankenshtajnit, “përbindëshi” i kërkon shkencëtarit që ta bëjë shok, mes pavendosmërisë dhe hezitimit ai pranon, por në fazën e krijimit vendos shkatërrimin e këtij projekti të ri njerëzor. Edhe një herë, jeta e gjithkujt tronditet dhe mërzitet nga vrasjet dhe një ndjenjë shqetësimi e vazhdueshme tërheq pareshtur vëmendjen e lexuesit. Thuajse nga fillim në fund, vetmia është ajo që manovron fijet e tregimit./Botimet NAZARKO