…Stendal është para së gjithash një shkencëtar, me dhuntinë e sensit vëzhgues dhe analizues. Çdo fjali është një përqendrim informacioni. Po ashtu, ai është shumë emocional, provë e gjallë raporti me Italinë: “Është një fatkeqësi, – shkruante ai, – të kesh njohur bukurinë italiane …” -.

Ai është i kujdesshëm ndaj ekzaltimeve, madje edhe për të përfaqësuar njerëz të ekzaltuar si Zhyljen Soreli. “Bëj çdo përpjekje që të jem i thatë, – thotë ai në “Dashuria”. – Dua të imponoj qetësi në zemrën time, e cila beson se ka shumë për të thënë”. Stendal e veçon veten nga romantizmi dhe romani historik për të hedhur themelet e realizmit. “Psikologu më i madh i shekullit, sipas Taine, – ka pak imagjinatë: ai duhet të mbështetet në fakte. …Gjeniu i romanit gjallëron të mundshmen, nuk gjallëron realen”. Stendali është një idhull, sepse nuk kufizohet në egon e zemrës, por është i zhytur në histori. Merime mburrej se e njihte mirë Stendalin. Ndërsa në “Kujtimet e egotizmit” (1832) Stendali thotë se nuk i besonte syve të Merimesë dhe, për më tepër, nuk ndjehej mirë të fliste për gulçet e zemrës, për orë të tëra, përpara një kafeje.

“Para se të shpikte histori, Stendali u përpoq të kuptonte politikën dhe e donte çmendurisht lirinë. Literatura e tij nuk vjen nga koka, por nga zemërimi, nga tërbimi i dashurisë, luftës, pasionit. Lind nga historia, private dhe kolektive”…/Botimet NAZARKO