Përgjatë historisë së qytetërimit, nocioni i apokalipsit ka qenë një temë e përsëritur në historinë njerëzore, duke kapërcyer kulturat dhe fetë. Ai përfaqëson çështjen përfundimtare, një spastrim të botës përmes katastrofave. Ndër profecitë më magjepsëse të këtij dënimi të afërt janë Katër Kalorësit e Apokalipsit, siç përshkruhet në “Librin e zbulesës”.

Nisur nga legjenda dhe interpretimet e saj të ndryshme, kjo profeci mund të parashikojë fundin e botës dhe shkatërrimin e qytetërimeve në duart e luftës, urisë, murtajës dhe sëmundjeve. “Libri i Zbulesës”, në brendësi të Dhiatës së Re, detajon profecinë e fundit të botës, siç është shkruar nga Gjon Teologu i Patmosit. Në kapitullin që tregon historinë e shpalljes së ditës së gjykimit, Katër Kalorësit e Apokalipsit duket se sjellin shkatërrim e Tokës dhe shfarosjen e popullsisë.

Zakonisht, kapitulli interpretohet si një periudhë në histori, ku luftërat, sëmundjet dhe uria do të shkaktonin zhdukjen e një pjese të konsiderueshme të popullsisë së Tokës. Në Bibël, këto vështirësi përshkruhen si kalorës, që kalërojnë me radhë me urdhër të Jezusit, në formën e Qengjit të Perëndisë. […]

Kapitulli fillon duke përshkruar një rrotull hyjnore të mbajtur nga Perëndia në dorën e djathtë mbyllur me shtatë vula. Hapja e tyre dhe apokalipsi pasues, do të sillnin ardhjen e dytë të Jezusit. Çdo vulë përfaqësonte një aspekt ndryshe të apokalipsit. Katër vulat e para lidhen me kalorësit, e pesta lëshonte lutjet e martirit mbi zemërimin e Zotit, i gjashti sillte një katastrofash natyrore kataklizmike dhe i shtati thërriste shtatë trumbetuesit engjëllorë, që mbanin shtatë shishka fatkeqësish dhe zemërimin hyjnor që do t’i derdhnin mbi mëkatarët dhe të ligjtë.

Brenda profecisë, Qengji i Perëndisë hap katër vulat e para dhe, kësisoj thërret, njëri pas tjetrit, Katër Kalorësit e Apokalipsit, duke vënë në lëvizje spastrimin e egër të Tokës.

Kalorësi i Bardhë i Apokalipsit
Përgjatë historisë, burime të ndryshme e shpjegojnë kalorësin e parë në mënyra të ndryshme, pasi roli i tij është i vetmi që nuk është shprehur në mënyrë eksplicite. Ndërsa shumica e përkthyesve dakordësohen, se kalorësi i bardhë simbolizon sëmundjen dhe murtajën, nuk ishte gjithmonë pretendimi i zakonshëm. Ekziston një përshkrim i dëshmuar gjerësisht që e vendos këtë kalorës të bardhë si një metaforë për drejtësinë.[…]

Kalorësi i Kuq i Apokalipsit
Kalorësi i Kuq lidhet gjerësisht me luftën. Përkthimet shpesh lidhen në përshkrimet: kali është i kuq “i zjarrtë” dhe kalorësi mban një shpatë të drejtë gati për betejë. Ngjyra e kuqe mendohet se simbolizon zjarrin dhe gjakun e luftës, kurse aftësia e kalorësit për t’i nxitur njerëzit të vrasin njëri-tjetrin simbolizon qartë luftën e vazhdueshme dhe globale.[…]

Kalorësi i Zi i Apokalipsit
Një tjetër figurë e interpretuar lehtësisht, kalorësi i zi thuajse gjithmonë përshkruhej si personifikimi i urisë. Ngjyra e zezë e kalit i atribuohej gjerësisht aspekteve negative: zisë, korbave të kërmave, natës, shkretimit dhe errësirës, po ashtu të gjitha këto janë aspekte të urisë. Thuhet se kalorësi mban në duar një peshore.

Kalorësi i Zbehtë i Apokalipsit
Kalorësi i fundit, i katërtti shërben si një lloj epilogu, një kreshendo dramatike që arrin kulmin me kalorësin më të fuqishëm dhe më të frikshëm – vetë vdekjen. Në gjithë kapitullin, është i vetmi kalorës që u emërua dhe i vetmi pa armë – sepse ai vetë është një armë. Kalorësi dhe kali përshkruhen si të zbehtë, me ngjyrën e sëmurë dhe të pajetë të një kufome dhe aftësinë për të shuar çdo lloj jete tokësore me mjete të ndryshme natyrore.

Profecia e Katër Kalorësve të Apokalipsit ka qenë prej kohësh objekt frymëzimi për shumë artistë, të cilët e zgjodhën atë temë ndikuese dhe kritike si burim për vepra arti monumentale. Shumë artistë i portretizuan Katër Kalorësit e Apokalipsit sipas mënyrës së tyre të interpretimit, çka ofron gjithashtu një pasqyrë të mirë në profecinë.

Derisa njeriu nuk ekziston më
Deri më sot, historia e Katër Kalorësve të Apokalipsit mbetet si një vizion i zymtë i natyrës paradoksale, të qenësishme të njeriut. Që në format e tij më të hershme, ai shërbeu si një paralajmërim për të ligjtë, që të ndryshonin mënyrat e tyre, një lutje për maturi dhe paqe, për përmbajtje dhe përulësi.

Megjithatë, shohim se në shekullin e 21-të, kanë ndodhur shumë nga ato që u përshkruan në “Librin e zbulesës” dhe në tregimin e Katër Kalorësve të Apokalipsit. Nga zitë e panumërta, te fatkeqësitë dhe mortajat, te luftërat dhe dekadenca e pafundme – apokalipsi duket se ka ndodhur disa herë. Apo është ende rrugës duke ardhur?