Në 6 mars 1927, lindi nobelisti Gabriel Garsia Markez, një nga autorët më të mëdhenj të shekullit XX, i cili na ka dhuruar kryevepra të përjetshme si “Njëqind vjet vetmi” etj.

Stili i tij i fuqishëm dhe imagjinar, bëri që bota mbarë të zbulojë fuqinë magjepsëse të letërsisë së Amerikës së Jugut, që fryn si një erë ekzotike në zemrat e lexuesve, duke sjellë hijeshinë ezoterike të realizmit magjik. Lidhja e pazgjidhshme midis shkrimit dhe kujtesës është një nga nyjet kyçe të teorisë narrative të markezit.

Në romanet e tij, Gabo e përktheu të kaluarën në një histori, me një shkrim drithërues, gjithëpërfshirës, gati të egër, që ishte kodi i tij kryesor stilistik. Fjalët e Markezit na përgatisin të përballemi me të nesërmen, me shpresën se kur gjithçka të ketë përfunduar, do përballemi me detyrën e vështirë: të mos harrojmë.

Nobelisti na fton të reflektojmë mbi kujtesën dhe aftësinë e saj për të venitur, aq sa për t’i dhënë formë të shkuarës. Një reflektim, i cili, në dritën e asaj që po ndodh, na projekton në të nesërmen. Pra, kur të na duhet të pajtohemi me të shkuarën, e shënuar nga plagët që kanë shkaktuar plagët e sotme. Ne vazhdojmë të pyesim veten për të ardhmen tonë, por harrojmë të mendojmë se nesër do të duhet të merremi me atë që ka ndodhur. Do të na duhet të përcjellim kujtimin e asaj që ka ndodhur kohët e fundit, mes pandemisë dhe luftës, të dhimbjes që ajo ka krijuar për fëmijët tanë dhe, më pas, për fëmijët e fëmijëve tanë. Tani na takon ne të luftojmë, por nesër na pret një detyrë edhe më e vështirë: të ruajmë kujtesën.

Colombian Nobel Prize laureate Gabriel Garcia Marquez gestures as he attends a dinner in U.S. President Barack Obama’s honor at the National Museum of Anthropology in Mexico City in this April 16, 2009 file photo. Garcia Marquez, the Colombian author whose beguiling stories of love and longing brought Latin America to life for millions of readers and put magical realism on the literary map, died on April 17, 2014. He was 87. Known affectionately to friends and fans as “Gabo”, he is arguably Latin America’s best-known author and his books have sold in the tens of millions. REUTERS/Eliana Aponte/Files (MEXICO – Tags: SOCIETY POLITICS OBITUARY)

Duke u bërë dëshmitarë të një momenti historik, që po na ndryshon thellësisht, më shumë se sa e imagjinojmë. Markezi na paralajmëron, se kujtesa tenton të fshijë kujtimet e këqija dhe të shtojë ato të mirat. Ky është një mekanizëm që na ndihmon të durojmë dhimbjen, por që rrezikon ta lërë në harresë historinë tonë.

Pse vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime të së kaluarës? Përgjigja është shumë e thjeshtë: sepse ne harrojmë, fshijmë, zhdukim gjithçka të dhimbshme që kemi përjetuar. Frika është se pasi të përfundojë e gjithë kjo, ne do të kthehemi në atë që ishim më parë: të lodhur, të hutuar, të furishëm, sipërfaqësor. Prandaj, le të përgatitemi për të nesërmen me të njëjtin zjarr shpirtëror që gjallëronte personazhet e Markezit dhe historitë e tyre të përjetshme.

Jeta nuk është ajo që ke jetuar, por ajo që kujton dhe si e kujton për ta rrëfyer.
Duhej të mësohej të mendonte për dashurinë si një gjendje hijeshie, e cila nuk ishte një mjet për asgjë, por një zanafillë dhe një qëllim i përmbushur në vetvete.
Perëndeshë e kurorëzuar, ti lajmëron mëngjesin, je si pranvera, më bën të rilind me kthimin tënd.
Zemra ime është si deti i pakufishëm e i përjetshëm edhe kur trazohet nga tallaze vdekjeprurëse.
I vetmi pikëllim që kam vdekjen, është se nuk vdes për dashurinë.
Ai ishte ende shumë i ri për të kuptuar se kujtesa e zemrës fshin kujtimet e këqija dhe fisnikëron të mirat dhe se falë këtij trilli arrijmë të durojmë të kaluarën.
Atë e shqetësonte dyshimi i vonuar se është jeta, jo vdekja, ajo që nuk ka kufi…