Shkencëtari dhe filozofi Albert Ajnshtajn, pa mëdyshje mendimtari më i madh i të gjitha kohërave, i lindur më 14 mars 1879 dhe ndërroi jetë më 18 prill 1955, ishte revolucionar në fushën e fizikës dhe filozofisë, ai që interpretoi realitetin në një mënyrë të paprecedentë, gjetja e formulës së famshme të relativitetit.

Një shkencëtar dhe një njeri jashtë skemave, i njohur gjithashtu për karakterin lozonjar, kuriozitetin e fortë dhe eklekticizmin e tij. Një personazh që në fund të shekullit të 19-të minoi konceptin e “unitetit”, të materies dhe të vetë botës.

Ajnshtajni na la trashëgim një vizion të paprecedentë të realitetit. Fitues i çmimit “Nobel” për Fizikë të vitit 1921, ai hodhi themelet e mekanikës kuantike dhe fizikës moderne. Përveçse një shkencëtar i madh, ai ishte edhe një filozof i madh.

1. Ushqeni gjithmonë kuriozitetin
Nuk kam talent të veçantë, jam vetëm kureshtar i tmerrshëm.
Kurioziteti e ka dalluar gjithmonë, përherë është përpjekur të shkojë më tej. Albert Ajnshtajni i kapërceu kufijtë, i kapërceu pengesat e fizikës klasike dhe falë kureshtjes së tij, e ktheu përmbys botëkuptimin tonë.

2. Rëndësia e imagjinatës
Imagjinata është më e rëndësishme se dija. Njohuria është e kufizuar, imagjinata përfshin botën, nxit përparimin, lind evolucionin.
Kreativiteti ekziston edhe në shkencë. Dhe nëse shkenca përfaqëson “dijen”, formula, studimi, imagjinata dhe kreativiteti janë ato prekje shtesë. Sikur imagjinata ta lejonte edhe një shkencëtar si ai të shihte me ngjyra. Duke parë me ngjyra, mund të shihet një botë e re, ka përparim, evolucion.

3. Gabimi është mësimi më i madh
Nuk keni bërë kurrë një gabim, nëse nuk keni provuar kurrë diçka të re.
Edhe Albert Ajnshtajni gaboi. Edhe ai bëri gabime. Dhe ndër mësimet më të forta të jetës që mund të nxjerrim prej tij, është rëndësia e gabimit: mënyra e vetme dhe parësore për të mësuar më shumë. Nga një gabim mund të rifilloni më të vetëdijshëm. Dhe nëse ai thotë kështu, atëherë duhet ta besojmë, të përpiqemi dhe të gabojmë.

4. Bëhuni njerëz me vlerë
Mos u mundoni të bëheni një njeri i suksesshëm, por një njeri me vlerë.
Nga suksesi te vlera është në mes një det i tërë. Fama, njohja, suksesi nuk janë asgjë para një njeriu me vlerë. Një njeri që di ta bëjë mirë punën e tij, që di të sjellë përparim, që di të kontribuojë vërtet në ndryshim. Kjo është vlera. Të dini se si të bëni një ndryshim me kontributin tuaj.

5. Fjala kyç: këmbëngulje
Mos u trembni ose mos u frenoni nga pengesat dhe dështimet: e gjitha është pjesë e garës, por nëse keni këmbënguljen për t’iu rikthyer garës, herët a vonë do të arrini në vijën e finishit.
Duke u rilidhur me vlerën e gabimit, hapi tjetër është këmbëngulja. “Është e gjitha pjesë e udhëtimit”, thotë Ajnshtajni. Sepse rruga drejt zbulimit, drejt vijës së finishit, përbëhet nga pengesa, “gjunjë të gërvishtur”, vështirësi dhe padyshim rinisje. Të dish se si të fillosh përsëri, është tashmë një fitore e madhe. Gjithmonë.