Parashikoi contreculture (kundërkulturën), paralajmëroi neofeminizmin, qesëndiste populizmin amerikan, pa kthimin e marrëzisë së mundshme në pushtet. Gjeniu i konfliktit të brendshëm, për ata që dinë pak ose aspak për Philip Roth (1933-2018) dhe pyesin se nga vjen reputacioni i tij, si një “gjigant letrar”, mund të themi se ai la pas vetes rreth 30 libra, kryesisht romane.

Luftoni kundër sipërfaqësisë suaj, pakujdesisë suaj, përpiquni t’iu afroheni njerëzve pa pritshmëri iluzore, pa një ngarkesë të tepruar paragjykimesh, shpresash apo arrogance, në mënyrën më të thjeshtë si një makinë antiplumb, pa topa, mitralozë dhe parzmore çeliku me trashësi pesëmbëdhjetë centimetra; ofrojuni njerëzve anën tuaj më të mirë, duke u çapitur në majë të gishtave në vend që të trandni tokën me gjurmët, përballojeni atë me pikëpamje largpamëse, si të barabartë, njeriu me njeriun, siç thoshin dikur dhe gjithsesi, asnjëherë mos u përpiq ta keqkuptosh.

Të jetosh do të thotë ta kuptosh keq, ta kuptosh keq, keq dhe keq dhe pastaj keq dhe, pas rishqyrtimit të kujdesshëm edhe më keq. Ja si e dimë se jemi gjallë: duke gabuar. Ndoshta gjëja më e mirë, do të ishte të harroni se keni të drejtë ose gabim dhe thjesht të shijoni udhëtimin. Por nëse mundeni … Epo, nëse jeni me fat.

Pavarësisht nëse evokojnë borgjezinë hebreje, politikën, plakjen apo peshën e historisë, veprat e Philip Rothit thuajse gjithmonë janë luhatur midis autobiografisë dhe trillimit./Botimet NAZARKO