“Edhè hâna do t’ a dijë,

Edhè dielli do t’ két pá,

Se për qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!”

 

I pari shkrimtar shqiptar, i propozuar për NOBEL.

Krijimtaria e Gjergj Fishtës është e shumanëshme; autor i 37 botimeve letrare, por emri i tij është i lidhur në kryesisht me kryeveprën epike, “Lahuta e Malcís”.

Frati, shkrimtari (poet e prozator), përkthyesi, publicisti, arsimtari, esteti, piktori (jo profesionist, mendohet të ketë mbi 20 piktura) deputeti, ishte anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Për gjysmë shekulli, At’ Gjergj Fishta ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje u kurorëzua në të gjallë të tij: “poet kombëtar”.