Romani anglez në fund të shekullit të 19-të kishte një problem dhe ai problem ishte francezi.

Emil Zola kishte hedhur gurin e parë. Në manifestin e tij të vitit 1875, “Romani eksperimental”, romancieri i shquar francez këmbëngulte se për t’i mbijetuar epokës industriale, romani duhej t’i largohej hijeshisë së romantizmit dhe të orientohej drejt një muze më pragmatike, madje disi më pak imponuese: metodës shkencore. Frymëzimi i Zolasë për këtë ndryshim ishte fiziologu Klod Bernard, i cili me “Hyrja në studimin e mjekësisë eksperimentale” (1865) hodhi poshtë sugjerimin e atëhershëm revolucionar, se mjekësia duhet të ndalojë së provuari ta kuptojë veten si art.

Zola besonte se letërsia artistike duhej të bënte të njëjtën gjë. Në vend që t’i nxjerrë personazhet nga imagjinata e autorit, duhet t’i përzgjedhë nga jeta reale; në vend që të gatuajë komplote fantastike, duhet të përshkruajë ndërveprimet e subjekteve të tij me mosinteresimin e një tekniku që shikon një pjatë të cekët. Rezultatet do të ishin brutale, por gjallëruese. “Ne mësojmë shkencën e hidhur të jetës, mësimin e pakompromis të së vërtetës”, – tha ai, duke u tingëlluar paksa si Morfeu që i thotë Neos të vështrojë ngultas tejpërtej matricës.

Turgeniev e menaxhoi marifetin e parealizuar nga francezët, duke i përshtatur ndryshimet që po ndodhin në botën e fundit të shekullit të 19-të thjesht duke mos fshirë mënyrat e vjetra nën rrogoz. Ndoshta asnjë autor tjetër i shekullit të 19-të nuk e demonstron natyrën e etheve ruse më mirë se sa më i hershmi dhe më i suksesshmi i rëndësisë së tij, Ivan Turgeniev.

Ndoshta po aq e rëndësishme është se fiksioni i tij ironik, me nuanca të larta, banonte, në një mënyrë që asnjë punë tjetër e ditës nuk dukej e aftë ta bënte, një pikë e ëmbël politike/letrare, që i lejonte lexuesit të ndiheshin sikur po merreshin me problemet më të vështira sociale të moshës së tyre, edhe pse pa u kërcënuar në mënyrë të padrejtë prej tyre. Zola përplaset pa mëshirë, ose fal plotësisht, por Turgeniev lëkundet dhe fal në të njëjtën kohë, duke kënaqur ndjenjën tonë të realitetit, ndërsa na bën të ndiejmë se tragjedia entropike e gjërave është një lloj fati, që do të thotë diçka e pashmangshme.

Në këtë mënyrë, mesazhi i tij i lavdëruar progresiv është vetëm gjysma e historisë, pasi ai jepet në sfondin e një bote që në thelb është e komprometuar dhe e prishur dhe, për këtë arsye, padrejtësitë e së cilës ne tundohemi t’i kuptojmë (sipas frazës së Robert Frostit) si çështje të “pikëllim”, në vend të “ankesës”.