Rafaeli (Raffaello Sanzio da Urbino) shquhet për harmoninë dhe qartësinë e formës në brendësi të pikturave vizualisht brilante. Hera-herës u quajt “Hyjnori”, për mjeshtërinë profesionale të hapësirës dhe proporcionit.

I lindur në 1483, ishte i ati, piktor i oborrit të Dukës së Urbinos, i cili i mësoi zanatin. Në atë kohë, Urbino konsiderohej një nga qendrat kulturore të Italisë dhe një vend ku lulëzuan artistët. Mirëpo, ende në moshë të re artistin e goditi një tragjedi. I vdiq e ëma kur ishte vetëm tetë vjeç dhe i ati i vdiq tre vjet më vonë, duke e lënë atë jetim në moshën 11-vjeçare. I pafrikësuar nga kjo traumë e hershme, ai u bë nxënësi i Pietro Perugino në Peruxhia dhe, në moshën 19-vjeçare, u njoh si piktor mjeshtër me kërkesa të larta.

Ndryshe nga tregimet e artistëve të trazuar, Rafaeli ishte një i ri simpatik dhe i këndshëm. Ai rrihte supet me aristokracinë dhe ishte jashtëzakonisht i popullarizuar si me klientët që paguanin tarifa, ashtu edhe me publikun. Nga shekulli i 19-të, puna e tij dukej se po binte, bota e artit festonte bashkëkohësit e tij, Leonardo da Vinçi dhe Mikelanxhelo. Mirëpo, asokohe ai ishte artisti i shumëpreferuar.

Historiani i artit Bernard Berenson, duke shkruar në vitin 1952, e quajti Rafaelin mjeshtrin më të famshëm dhe më të dashur të periudhës së Rilindjes së lartë. Rafaeli adhuronte Da Vinçin, 30 vjet më të madh se ai. Duke studiuar këtë mjeshtër të Rilindjes, ai u rrit për të kuptuar lëvizjen dinamike, sfumato dhe dritëhijet. Por ishte me Mikelanxhelon që u ndërtua një rivalitet më pak miqësor. Duke punuar në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend, duke ofruar oferta për të njëjtët klientët, Mikelanxhelo ishte tetë vjet më i madh se Rafaeli. Sigurisht, që pati zili dhe konkurrencë nga ana e Mikelanxhelos. Por Rafaeli dinte si të shprehej. Ai pikturoi një Mikelanxhelo të shformuar në figurën e Heraklitit në Shkollën e Athinës, një nga afresket e tij më të famshme.

Herakliti ishte i famshëm për një temperament dhe një urrejtje të hidhur ndaj rivalëve të tij. Në 1517, Rafaeli u emërua Komisioner i Antikiteteve, duke e vënë atë në krye të të gjitha projekteve artistike në të gjithë Romën. Mikelanxhelo nuk e duroi dot dhe u nis për në Firence. Po flasim për “Njeriun e Rilindjes”, që do të thotë një dijetar i talentuar, dikush me talent dhe aftësi në fusha të shumta, ndërkohë që shumica mendojnë për leonardon si Njeriun origjinal të Rilindjes. Megjithësi, Rafaeli mund ta mbante vërtet atë kurorë. Ai ishte një nga hartuesit më të mirë në historinë e artit perëndimor. Ai dizenjoi karikatura (skica) për sixhade dhe qelqe të pikëzuar. Qe një arkitekt i famshëm, duke projektuar Bazilikën e Shën Pjetrit, megjithëse fatkeqësisht shumica e punës së tij u modifikua ose u shkatërrua pas vdekjes së tij. Projektoi gjithashtu edhe kapelën e famshme Chigi.

Në fund, ai drejtonte një punishte të madhe në Romë, ndoshta më e madhja e kohës së tij, me 50 studentë dhe asistentë. Jeta private qe disi e vrazhdë. Edhe pse nuk u martua kurrë, Rafaeli dihej se kishte shumë afera. Ai ishte i fejuar me Maria Bibbenia, mbesa e një kardinali të pasur dhe të fuqishëm, e cila vdiq në 1520 para se martesa të bëhej. Mendohet se dashuria e madhe e jetës së tij ishte Margerita Luti, e njohur ndryshe si Furrtarja, vajza e bukëpjekësit.

Në vitin 1520, vetëm 37-vjeç, Rafaeli u sëmur nga ethet. Raportet e pakonfirmuara thonë se kjo ndodhi për shkak të dashurisë së madhe. Rafaeli u nderua me një funeral madhështor, shoqëruar me turma të mëdha. Mendohet se Margerita Luti, me zemër të thyer, u fut në manastir.

Rafaeli ndryshoi fytyrën e artit. Ai është me të vërtetë një nga piktorët më me ndikim dhe më të talentuar nga natyra në historinë e artit. Ai la pas një gamë të pabesueshme pikturash, që mund t’i zbuloni në muzetë anembanë botës!