“Kur të pasurit shkojnë në luftë, janë të varfrit ata që vdesin”

Zhan Pol Sartrë,  “Nobel” për letërsi, në vitin 1964.

…E nisa jetën time, ashtu si pa dyshim do ta bitis: mes librash. Në bibliotekën e gjyshit tim kishte ngado; ishte e ndaluar t’ua fshije pluhurin, përveçse një herë në vit, para se të fillonte shkolla. Nuk kisha mësuar ende të lexoja, por tashmë i nderoja këta gurë të dendur: në këmbë ose pjerrtas, të ngjeshur si tulla në raftet e bibliotekës ose të vendosura fisnikisht në rruginat e menhirëve, ndjeva se prej tyre varej prosperiteti i familjes sonë… […] Librat kanë qenë zogjtë dhe foletë e mia, kafshët e mia shtëpiake, stalla dhe fshati im; biblioteka ishte bota e mbyllur në një pasqyrë; nga një pasqyrë kisha thellësinë e pafund, shumëllojshmërinë, paparashikueshmërinë.

Në libra ndesha universin: të asimiluar, të klasifikuar, të etiketuar, të menduar, madje i frikësuar; dhe e kam ngatërruar çrregullimin e përvojave të mia librore me rrjedhën e rastësishme të ngjarjeve reale. Kisha gjetur besimin tim: asgjë nuk më dukej më e rëndësishme se një libër. Biblioteka, për mua ishte si një tempull. […] Shtrihesha barkazi, përballë dritareve, me një libër në dorë, një gotë ujë ngjyruar me pak verë në të djathtë, një fetë bukë me reçel, në një pjatë, në të majtën time…/Botimet NAZARKO

“Njeriu është i dënuar me liri”