14 shkurti festohet në mbarë botën si Dita e Shën Valentinit. Dërgohen letra shpresëplotë, trëndafilat shiten gjithnjë e më shumë, kurse të gjitha restorantet e mira rezervohen… tashmë dihet.

Gjithsesi, mbetet ende një mister historia e Shën Valentinit, i krishteri në nder të të cilit është emëruar Festa e Shën Valentinit. Dhe sinqerisht do të ishit në shoqëri të mirë, sepse duket se askush tjetër nuk e di se çfarë bëri. Nëse kthehemi pas, në epokën e Papa Gelasius I, i cili përkujtoi Shën Valentinin në vitin 496 pas Krishtit, duke emëruar 14 shkurtin si festën e tij, askush nuk duket të jetë i sigurt për origjinën e tij. Edhe Gelasius, i cili e dinte qartë se njeriu ishte një martir i rëndësishëm i krishterë, nuk mund të jepte një përgjigje. Në vend të kësaj, Papa Gelasius mund të ofronte vetëm në mbështetje të kanonizimit të Shën Valentinit, se ai ishte një nga shenjtorët “…emrat e të cilëve nderohen si duhet mes njerëzve, por veprat e të cilit njihen vetëm për Zotin”.

Me fjalë të tjera, ai ishte shumë i rëndësishëm në kishën e hershme, i përmendur në listën e martirëve romakë në vitin 354 pas Krishtit, por ne thjesht nuk jemi të sigurt pse.

Një mori historish
Në të vërtetë, ne njohim tri versione të ndryshme, se përse Shën Valentini është një shenjt, asnjëra prej të cilave nuk u miratua nga vetë Gelasius dhe të gjitha duket se vijnë nga shumë më vonë. Megjithatë, ka disa të dhëna të padiskutueshme: dimë se ishte një romak, me sa duket u martirizua në 269, duke pasur parasysh referencën për “Perandorit Claudius [Gothicus]”.

Claudius sundoi nga viti 268 deri në 270 para Krishtit, çka përshtatet me kronologjinë e mësipërme dhe na lejon të përcaktojmë mirë e bukur vdekjen e Shën Valentinit. Gjithsesi, përtej kësaj, gjithçka mbetet në nivelin e thashethemeve, nga burime shumë të mëvonshme.

Historia më e spikatur për Shën Valentinin, madje ajo shfaqet në shumicën e versioneve, ishte se ai ishte një prift romak që zhvillonte dasma të paligjshme të krishtera, të ndaluara rreptësisht nga shteti romak. Kjo ishte shkelje, por Valentini shkoi një hap më tej, duke u miqësuar me perandorin dhe duke u përpjekur ta kthente atë në krishterim. Kjo e vrau atë në një kohë të shkurtër, siç mund ta prisnit: Roma nuk ishte plotësisht e gatshme për atë lloj gjëje.

Disa detaje të tjera plotësojnë boshllëqet: Shën Valentini njihej për prerje në formë zemre nga pergamena dhe ua jepte të krishterëve në shenjë dashurie dhe besnikërie, për të cilën industria e kartolinave të urimit do t’i jetë pëtgjithmonë mirënjohëse.

Ekziston edhe historia e Shën Valentinit, që, me mrekulli, i riktheu shikimin një vajze. Në fund të fundit, shenjtorët kanë nevojë për mrekulli nëse do të shenjtërohen, dhe kjo ishte e Shën Valentinit. Disa thonë se ai i ktheu shikimin vajzës së rojtarit të burgut. Të tjerë se ishte në përgjigje të një testi të sjellë nga një gjykatës romak. Por siç u përmend më lart, problemi kryesor me këto mendime është data e tyre. Historia e martesës vjen nga “Legenda Aurea” e Jacobus de Voragine, e përpiluar në shekullin e 13-të. Historia e zemrave është edhe më vonë, nga “Kronika të Nurembergut” e botuar në 1493. Këto janë rrëfime të bukura dhe të përshtatshme, por janë një mijë vjet shumë vonë.

Duket sikur ne, sikurse Papa Gelasius I, nuk jemi në dijeni të asaj se çfarë bëri në të vërtetë ai njeri. Gjithçka që kemi, është trashëgimia e tij si martir i krishterë, por duket se emri i tij, të paktën, nuk do të harrohet kurrë.
Shën Valentini: një shenjtor i hershëm vërtet i jashtëzakonisht, për të cilin nuk dimë pothuajse asgjë.