Pyetja kryesore është: ne, si qenie njerëzore, a duhet t’i përkushtohemi botës, të përdorim lirinë tonë për të na bërë protagonistë dhe “përmirësues”, apo ne, si qenie njerëzore, si shkrimtarë, duhet ta lëmë atë të vazhdojë sipas dëshirës së saj, ku ne jemi efektet dhe jo përcaktuesit e lirë? Pyetja e nënkuptuar që Sartri u shtron bashkohësve të vet ka vazhduar të bërbëlisë në ndërgjegjet tona për dekada me radhë, madje në ditët e sotme ka një vlerë thelbësore, pasi fatalizmi dhe zhgënjimi që shoqërojnë epokën tonë të “nënshtrimit” ndoshta nuk kanë precedent tek askush të kohëve të mëparshme.

Në të vërtetë, sot mbizotëron një ndjenjë konformiteti (në kuptimin social dhe borgjez, por edhe në atë filozofik e moral) që konfigurohet si një lloj detyrimi për të ekzistuar. Ku të jesh, do të thotë të angazhohesh për të sfiduar ekzistuesen, etika mbizotëruese parapëlqen, dukshëm gjithnjë e më shumë, të jesh aty në shpengimin më të plotë për të përfituar nga ajo dukshmëri, nga ai gëzim dhe nga ajo ndjenjë përkatësie dhe radhitjeje që sot mund ta sigurojë përkatësia në sistem.

Sartri e pohon atë, pa diskutim: “Sa më shumë të kënaqeni duke ndryshuar botën, aq më shumë gjallëri do t’i jepni”. Dhe ai shton, në polemikë me realizmin dhe në veçanti me realizmin socialist: “Gabimi i realizmit ishte të besosh, se realja zbulohet në soditje”./Botimet NAZARKO