S’ka për të pasur prehje derisa të zgjidhet një herë e mirë kjo çështje. Ka ardhur koha të trajtohet çështja më e nxehtë në historinë e qytetërimit njerëzor dhe të vendosim se cili nga dy të pavdekshmit është më i lezetshëm. Zgjedhja është mes dy kolosëve mjekrosh të letërsisë ruse.

Argumente pro për Dostojevskin
Psikologu kryesor i letërsisë ruse. Ai futi fjalën “nadryv” në gjuhën ruse, e cila është e vështirë për t’u përkthyer, kështu që të mos shqetësohemi. Mjafton të thuhet se i referohet ankthit dhe mundimit të shpirtit rus. Për rusët, nuk ka strehë në gjysmë të rrugës. Jeta është një makinë pa pedale frenash, një zgjedhje midis shumë ose aspak. Dashuria nuk është e vërtetë, nëse nuk kullon gjak. Një pije alkoolike që nuk të vret, është një aperitiv. Dostojevski krijoi legjendarin Raskolnikov, një personazh i paharrueshëm me sëpatën për të prerë (dhe vërvitur).

Tolstoin
Nëse nuk e dini, ai shkroi “Lufta dhe Paqja”, një kanavacë letrare e jetës ruse në fillim të shekullit të 19-të, me përshkrime shumë të hollësishme të luftës, intrigave të shoqërisë së lartë dhe rolit të familjes, farefisnisë dhe nderit. Herë pas here, lexuesi magjepset nga aftësia për të hyrë nën lëkurë deri në palcën e kockës së veshjes kalorësiake të personazheve, nga Natasha idealiste te Napoleoni luftënxitës, me të tjerë të panumërt gjatë rrugës. Të mos harrojmë “Ana Karenina”, libri më i madh i Rusisë (dhe në botë) për dashurinë dhe tradhtinë.

Argumente kundër:
Dostojevskit
Shumë pesimist. Librat e tij i bëjnë lexuesit të priren drejt vetëvrasjes, gjë që nuk është e mirë për tregun e librit. Parimi qendror është, se shpëtimi i shpirtit qëndron në besim, por për të trupi nuk ka shpengim, vetëm vuajtje. Për shkak të kërkesave të botimit, shumë romane u shkruan në nxitim, në një kohë shumë të shkurtër. Ai ishte gjithnjë në nevojë për para për të mbuluar kumarin dhe borxhet e tjera. Çka është më e keqja, ai shkatërroi përgjithmonë imazhin e Shën Petërburgut, duke e kthyer atë në një qytet përjetësisht gri dhe të zymtë.

Tolstoit
Shumë fjalamanë. Kur mbaron një fjali, nuk të kujtohet se si filloi. Plus, ka shumë moralizime furacake. Në fakt, aq bezdisëse, saqë prania e autorit herë pas here i lë në hije personazhet e tij. Pavarësisht gjithë predikimeve, ai nuk e bëri praktikë atë që ai predikonte, duke u grindur pafund me gruan dhe duke pasur shumë fëmijë në krah.