Uilljam Bllejk (William Blake) ishte padyshim një gjeni. Ai përfaqëson një figurë kyçe të para-romantizmit anglez dhe, siç ndodh rëndom me gjenitë dhe njerëzit vizionarë, të pakuptueshëm, ai u përbuz dhe u shpërfill nga kritikët dhe bashkëkohësit, shumë prej të cilëve e konsideruan atë të çmendur.

Sot, Anglia e vlerëson krijimtarinë e tij si një nga kontributet më të mëdha në trashëgiminë kulturore, me “Këngët e pafajësisë dhe përvojës” të studiuara në shkolla. Bllejk, një mistik dhe një mendimtar radikal, jetoi, në vitet që çuan në Revolucionin Francez dhe pasojat e tij, në një kohë ndryshimesh të mëdha shoqërore dhe politike. Shpesh, krijimtaria e tij shqyrtonte marrëveshjet shoqërore dhe politike, duke argumentuar se sa represive ishin ato për pasionet natyrore njerëzore.

“Këngë të pafajësisë dhe përvojës”, me poezinë ai donte të shqyrtonte “dy gjendjet e kundërta të shpirtit njerëzor”, të cilat i pasqyron në dykuptimësi turbulluese në shumë nga poezitë. Bllejk i bëri librat me dorë dhe, si i tillë, ekzistojnë vetëm disa kopje. Meqenëse vepra e mëparshme e Bllejk ishte keqkuptuar kryesisht, poezitë u shitën privatisht miqve dhe koleksionistëve.

Megjithëse imazhet e Bllejkut tregojnë foshnja, kafshë dhe lule të lezetshme, ndërsa poezitë kanë ritme të thjeshta (duke iu referuar formave poetike popullore për fëmijët në shekullin e 18-të), “Këngët” nuk lexohen lehtë me një moral të thjeshtë. Me një pamje satirike të realitetit shqetësues, Bllejk paraqiti tema si varfëria, puna e fëmijëve dhe abuzimi, duke demonstruar natyrën represive të shtetit dhe kishës dhe duke argumentuar se fëmijët duhet të trajtohen si individë me të drejtat dhe dëshirat e tyre.  Të gjitha këto ideale ishin jashtëzakonisht të reja dhe radikale dhe pasqyronin bindjet politike avangarde dhe vizionare të Bllejk.

Uilljam Bllejk konsiderohet ndër më të mëdhenjtë e poetëve anglezë, së bashku me Kits, Shelli, Bajron dhe Kolldrixh. Interpretimet e skenave të famshme nga Bibla janë depërtuar me spiritualitetin, magjinë dhe përvojën personale të Bllejk. Mjafton të shikoni Biblën e tij! Kur ishte tetë vjeç, ai i tha nënës se kishte parë një pemë të mbushur me engjëj “duke gërshetuar çdo degë si yje”. Kjo shfaqje ndodhi në Peckham Rye, një nga hapësirat e gjelbra të Londrës juglindore. Ky ilustrim i referohet momentit në Dhiatën e Re para Ringjalljes së Jezusit.

Këtu mund të ndjehet një tension i pezulluar në ajër. Çfarë është ajo? Nuk e dimë, ashtu siç nuk dimë se çfarë vjen pas vdekjes. Bllejk ka lënë një trashëgimi të rëndësishme socio-letrare, ku dialektika midis kritikës sociale dhe synimit për një botë më të mirë është e fortë, një përplasje e bërë edhe më e prekshme dhe e dukshme nga skicat e tij.

“Një e vërtetë e thënë me qëllime dashakeqe, është më keq se çdo gënjeshtër e sajuar”.