Një nga autoret më të lexuara kroate, Marija Juriç Zagorka e kaloi jetën e saj në kundërshtim me traditën.

Ka pasur përherë lexues të shumë, si në të gjallët, ashtu edhe pas vdekjes. Megjithatë, në 15 vitet e fundit, kryesisht falë rritjes së ndikimit të feminizmin në kritikën letrare kroate, Zagorka është shndërruar figurë qendrore e historisë letrare kroate dhe një nga shkrimtarët më të njohur kroat.

Zagorka lindi në një familje të klasës së mesme, më 2 mars 1873. […] Në 1896, ajo botoi artikullin e parë politik në “Obzor” (“Horizonti” ), një gazetë kryesore kroate. U përball me shumë pengesa gjatë punës në “Obzor”, si diskriminimi gjinor, përbuzja nga kolegët, akuzat për sjellje imorale, persekutimi politik dhe pagat e ulëta, por pavarësisht kësaj Zagorka u bë gazetarja e parë femër në Kroaci. Gjithashtu, ajo ishte një feministe dhe një aktiviste për të drejtat e punës dhe organizoi sindikatat e para të grave kroate në 1897.

Teksa kishte shkruar dy romane sociale dhe shumë drama, kryesisht satirike ose historike, Zagorka filloi të shkruante trillime popullore në vitin 1910. Romanca e parë historike popullore “Sekreti i rrugës së urës së përgjakur”, u botua në 1911 dhe, më vonë, u bë pjesë e romanit të famshëm, shtatë vëllimesh “Shtriga e Griçit”. Romani “Gordana”, me 12 vëllime dhe pothuajse 9 000 faqe, është romani më i gjatë i botuar në gjuhën kroate dhe ndër më të gjatët në botë.

Marija Juriç Zagorka vdiq më 29 nëntor 1957. Zagorka mbrojti vazhdimisht pavarësinë politike kroate, luftoi kundër imperializmit gjerman dhe hungarez, mbrojti të drejtat civile dhe promovoi drejtësinë sociale, shpesh duke përdorur ngjarje të rëndësishme historike për të ndërtuar romanet e saj. Megjithatë, kjo mund të shpjegojë vetëm pjesërisht popullaritetin e qëndrueshëm të romancave të saj.

Natyrisht, një komplot interesant dhe suspens është thelbësor, por heroinat e paharrueshme të Zagorkës janë kryesisht përgjegjëse për grishjen e përhershme të romaneve të saj. Protagonistet e Zagorkës, si Nera, Dorja dhe Gordana, i përshtaten modelit të heroinës së një romani romantik: ato stolisen me një bukuri të jashtëzakonshme, të përcaktuara nga inteligjenca, humori dhe pavarësia.

Megjithatë, ato janë shumë më tepër se vetëm heroina romantike, interesa dashurie të heronjve, pasi krijuesja zgjodhi t’i vendosë në qendër të komplotit historik. Kur filloi të shkruante trillime për të ofruar një alternativë vendase ndaj romaneve të atëhershme gjerësisht të njohura gjermane, ajo synoi të tërhiqte audiencën me një kombinim të komploteve historike dhe romantike, që do të argëtonin dhe ndriçonin njëkohësisht lexuesit e saj. Megjithatë, vështirë të vendosësh një figurë femërore në qendër të ngjarjeve historike, kur gratë në histori ishin në hije, veçse në raste të jashtëzakonshme.

Gjatë kërkimeve në arkivat historike, Zagorka rrallë hasi në informacione për pjesëmarrjen e grave kroate në ngjarje të rëndësishme historike. Kësisoj, ajo arriti në përfundimin se e vetmja mënyrë që një grua të jetë një figurë qendrore në një roman historik, që përpiqet për besueshmëri, është nëse lidhet me një personazh mashkull – nëse ajo është gjithashtu heroina e një historie dashurie. Pra, nuk duhet të habitemi që heroinat e Zagorkës e shprehin ndikimin e tyre në sferën private, duke përdorur lidhjet personale dhe duke u mbështetur, siç theksohet shpesh në romane, – në “intuitën femërore” ose “dinakërinë femërore”.

Megjithatë, kur veprojnë në sferën publike, ata shpesh e bëjnë këtë në partneritet me heroin, ose të maskuar si shërbëtore, anëtare e klasës së ulët apo edhe si burrë. Personazhet e saj femra janë ndërtuar si heroina romantike, sepse personazhet meshkuj janë në fund të fundit agjentë të ngjarjeve historike, por njëherazi janë në gjendje të ndikojnë në opinionin e figurave historike dhe rrjedhimisht në rrjedhën e vetë historisë kroate. Për shkak të kësaj, romancat e Zagorkës i detyrohen një pjesë të madhe të rëndësisë së tyre të vazhdueshme letrare dhe politike, pikërisht mënyrës se si ato sjellin në mënyrë narrative çështjen e (mos)pjesëmarrjes së grave në histori.

Edhe pse komplotet politike të romancave të saj shpesh nuk përfundojnë të lumtura, sepse u qëndrojnë besnike fakteve historike, kur bëhet fjalë për romancën garantohet fund i lumtur. Finalizimi arrin kur heroina dhe heroi mund të angazhohen së fundmi në një marrëdhënie të barabartë: ajo e pjekur me luftën e saj politike dhe ai kupton se gruaja që i pëlqen është gjithashtu shoqja, shoqja dhe partnerja e tij e vërtetë.

Duke ngulmuar për një marrëdhënie të barabartë midis heroinës dhe heroit, si dhe duke shkruar në histori ato që u penguan të merrnin pjesë në të ose kontributi i të cilave ishte i padukshëm ose i parëndësishëm nga këndvështrimi i historiografisë zyrtare, romanet e Zagorkës bëhen fantazi radikale për fuqinë e grave.